Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Baba” i euros: Shpëtoni duke braktisur euron!?


“Baba” i euros: Shpëtoni duke braktisur euron!?


Oskar Lafontaine

Oskar Lafontaine, ish-ministri gjerman i Financave, të cilin shumëkush e quan “themeluesi i euros”, ka paralajmëruar se përdorimi i mëtejmë i valutës së përbashkët evropiane do ta sjellë “katastrofën”, raporton Associated Press. Sipas tij, mënyra e vetme për të dalë nga kriza mund të gjendet në braktisjen e euros.

“Situata ekonomike është duke u përkeqësuar çdo muaj, ndërsa shkalla e papunësisë ka vënë gjithnjë në pikëpyetje efektivitetin e strukturave demokratike në Evropë. Gjermanët nuk e kanë kuptuar akoma se Evropa jugore, përfshirë Francën, për shkak të krizës ekonomike në të cilën gjendet, herët a vonë do të jetë e detyruar të përballet me hegjemoninë gjermane”, tha Lafontaine.

Sipas tij, kancelarja gjermane Angela Merkel do të “zgjohet nga gjumi i saj prepotent”, tek kur shtetet me probleme do të bashkohen dhe do t’i zgjidhin krizat e tyre financiare në kurriz të Gjermanisë.

“Ishin të kota shpresat se krijimi i euros do të inkurajojë sjelljen racionale të ekonomive kombëtare”, theksoi Lafontaine, duke shtuar se ishte katastrofal detyrimi i Spanjës, Portugalisë dhe Greqisë për të bërë “devalvim të brendshëm”.

Lafontaine është quajtur “njeriu më i rrezikshme në Evropë” nga gazeta britanike The Sun, pasi më 1998 bëri thirrje për “bashkimin e Evropës” dhe fshirjen e kufijve kombëtarë.

Pothuajse njëkohësisht me pretendimet Lafontainit, u shfaq edhe deklarata e ministrit francez të Financave, Pierre Moskovic, i cili këtë fundjavë tha: “Mbaruam me kursimet. Kjo është një pikë kthese, vendimtare në historinë e Bashkimit Evropian, të tillë që nuk kemi parë që nga futja e euros në përdorim. Dogmës së kursimeve i erdhi fundi. Kjo është fitore e

Një shkrim tjetër i dobishëm  Ashpërsim i rregullave për duhanin

Categories

Archives