Tuesday, 17/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Azilkërkuesit në Francë flenë në garazhe nëntokësore (Video)

Azilkërkuesit në Francë flenë në garazhe nëntokësore (Video)

Kosovarët që janë larguar nga vendi drejt Francës, janë duke jetuar në kushte të tmerrshme. Kështu duket në një video të siguruar nga KTV-ja, ku shihen kosovarët duke fjetur në parkingje të veturave, në komunën Annecy, që gjendet në juglindje të Francës.

kosovaret
Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, e cila vazhdimisht ka bërë thirrje të mos shfrytëzohen rrugët ilegale për t’u larguar nga vendi, thotë se ata që tashmë e kanë bërë këtë nuk do të përfitojnë status të refugjatit. Çitaku ka thënë se ata që do të kthehen do të përfitojnë nga Ligji për të riatdhesuarit.

Në Francë llogaritet të jenë rreth 2500 kosovarë, të cilët kanë depërtuar ilegalisht atje.

Në fund të korrikut, nga shteti i Hungarisë, ku mbi pesë mijë kosovarë kishin kërkuar azil, kishte filluar kthimi i kosovarëve dhe tashmë atje ka mbetur një numër i vogël i tyre.

Njëjtë si në Francë, edhe shumica e atyre që ishin në Hungari kishin qëndruar në kushte të rënda. Ndërkohë edhe në një shtet afër Francës dhe shumë të preferuar nga kosovarët, në Zvicër, është rritur numri i kosovarëve që kërkojnë azil.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Gati projektligji për sigurime shëndetësore

Categories

Archives