Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Aventurieri tetovar nga Kopenhaga, me biçikletë drejtë vendlindjes


Aventurieri tetovar nga Kopenhaga, me biçikletë drejtë vendlindjes


Sabedini me mikun e tij danez ka filluar udhëtimin me bicikletë nga Danimarka para nëntë ditëve. Tani ata ndodhen në Hungari dhe planifikojnë që brenda katër ditëve të arrijnë në Tetovë.

aventurieri

Tetovari  Sabedin Asllani, i apasionuar nga udhëtimet me biciklete është nisur nga Kopenhaga, së bashku me danezin Torben Johansen drejtë Tetovës.
Ata deri më tani kanë udhëtuar rreth 1 500 kilometra me biçikleta, deri në destinacionin përfundimtar u kanë mbetur edhe një mijë kilometra. Pas disa ditësh pritet që të arrijnë në Tetovë.

Sabedini  për “Portalb”, thotë se ardhja me bicikletë në vendlindje ka qenë një ëndërr e tij.

Pas përgatitjeve të shumta kjo ëndërr është në rrugë për tu bërë realitet.

Sabedini me mikun e tij danez ka filluar udhëtimin nga Danimarka para nëntë ditëve. Tani ata ndodhen në Hungari dhe planifikojnë që brenda katër ditëve të arrijnë në Tetovë.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  MPJ mohon se është sulmuar ambasada maqedonase në Prishtinë

Categories

Archives