Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Autokolona e Bereqetit” mbërrin në Maqedoni


“Autokolona e Bereqetit” mbërrin në Maqedoni


Autokolona e Bereqetit mbërrin në Maqedoni

“Autokolona e Bereqetit” mbërrin në Maqedoni

“Autokolona e Bereqetit” që organizohet në kuadër të projektit “Vëllazëria nuk njeh kufi” që zhvillohet nga ana e komunës së Bajrampashasë së Stambollit, arriti në Maqedoni ku organizoi një program të iftarit.

Në këtë program morën pjesë kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, deputeti Behuxhudin Shehapi, zyrtarët e ambasadës turke në Shkup, myftiu i Tetovës, Ali Fikri Esati, zyrtarët e bashkisë islame të Tetovës, përfaqësuesi i Komunës së Bajrampashasë, Husejn Shanllë dhe një numër i madh i qytetarëve.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në fjalën e saj që mbajti këtu duke e falënderuar komunën e Bajrampashasë rikujtoi se në këtë nënprefekturë të Stambollit jetojnë një numër i madh i qytetarëve maqedonas. Përshëndetja e të pranishmëve nga ana e Arifit në gjuhën turke tërhoqi interesimin e madh të qytetarëve.

Edhe deputeti Shehapi tha se iftaret e shtruara në Ballkan në kuadër të projektit “Vëllazëria nuk njeh kufi” shton një “qilim kulturor para tyre” dhe shtoi: “Ne jemi duke e punuar të gjithë së bashku këtë qilim kulturor”.

Ndërsa Husejn Shanllë nga komuna e Bajrampashasë së Stambollit i përcolli të falat e përzemërta të Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan dhe kryetarit të komunës së Bajramashasë, Atila Ajdëner.

Pas iftarit në kuadër të këtij manifestimi u organizua edhe një program kulturor.

Në kuadër të programit në Maqedoni, “Autokolona e Bereqetit” sot do të jetë në Kërçovë, të shtunën në Manastir dhe të dielën në Velendovë./trt/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Riformatimi i qeverisë, Pacolli ultimatum kryeministrit Thaçi

Categories

Archives