Tuesday, 23/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

AUTIZMI



AUTIZMI

Autizmi1

AUTIZMI

Në gjuhën arabe autizmit i thonë Tevehhud, e që rrjedh nga fjala ehad dhe vahiid, (????? – ??????) e që do të thotë, Një, Vetë, i Vetmuar. 

Pra, edhe autiku është i atillë, që nuk i interesojnë idetë apo bota e të tjerëve. Kërkova materiale shumë në gjuhën arabe se çfarë thuhet mbi Autizmin, dhe nuk gjeta ndonjë ide apo përvojë të fortë që tregonte se ky çrregullim vjen nga prekja apo pushtimi i botës së xhinëve në trurin e autikut. Po edhe për të mos i përjashtuar fare, gjeta në ca vende nëpër libra të autorëve egjiptasë, aso ide, që sopozonin se mund të jetë pushtimi i xhinëve mbi autikun qysh në kohën e foshnjërisë, për shkak të paaftësisë së tij për t’i lexuar dhikret dhe lutjet mbrojtëse, pasi, sipas këtyre këtij dyshimi ia shton edhe hutia dhe habia e mjekëve teksa gjejnë që truri i autikut është 100 % i padëmtuar. Vetëm i madhi Zot e di saktë se nga e ka burimin kjo ngatërresë kaq e ndërlikuar! 

Poashtu dua të përmendi edhe atë se, kontakti që kam patur nga përvoja si dhe në raport të vazhdueshëm me rukjexhinjët e ndryshëm, arab dhe shqipëtarë, nuk kemi gjetur se këtu, në këtë çrregullim, ka prekje xhinësh, apo të mësyshit e magjisë. Eksperimentet do të thoja, nuk kanë rezultuar pozitivisht.

Ka fallxhorë dhe kurues të pandërgjegjshëm që i gënjejnë dhe i mashtrojnë të dëmtuarit me autizëm, duke i bërë të shpresojnë se do të shërohet Njeriu i tyre sepse magjia apo mësyshi ua ka zënë këtë apo tjetrën zonë të trurit, duke u dhënë hajmalia, plumbë të shkrirë, fall, por përsëri në fund – pa faide dhe pa dobi!

Kam lexuar librin “Të jetosh me një fëmijë autik!” ku autori i librit ishte vetë prindi i fëmiut autik, i cili për 20 vite të tëra nuk kishte lënë vend dhe derë pa trokitur, por Çelësin e heqjes së këtij problemi nuk e kishte gjetur ende.

Falë Zotit tani ka shoqata që kujdesen për fëmijët me autizëm, dhe që jo pak njerëz mbeten të kënaqur, duke thënë, pasi ilaçi i tij nuk gjindet kund, atëherë, së paku le t’ia heqim fëmijës tonë këto apo ato gjeste me të cilat ai e dëmton veten dhe neve.

Më vjen shumë mirë poashtu, që disa hoxhallarë të njohur në botën Arabe dhe në Turqi poashtu, kanë mbajtur hytbe, tubime, tribuna, ligjërata, emisione televizive, me temën se si të sillesh me fëmijën autik, t’i ndihmojmë autikët. Madje ata i vizitojnë shtëpitë, shoqatat dhe çerdhet ku janë të vëndosur autikët, me qëllim për t’u lutur tek Zoti për ta, për t’i shoqëruar emocionalisht familjarët si dhe për t’u dhënë mirënjohje aktivistëve që mbështesin ata.

Mos e sprovoftë Allahu asnjë Njeri në Botë me këtë fatkeqësi, kurse ata që më veçse janë të prekur nga ky sindrom në vetet dhe në familjet e tyre, lutem që Zoti i madhërishëm t’i shëroj, t’u ndihmojë, pasi, ekziston, qëndron ilaçi dhe zgjidhja e tij diku nëpër skajet e damarët e botës! Zot! Ki mëshirë për të prekurit, Ti Je më i Mëshirshëm dhe më Ndimëtar se kushdo tjetër për të dëmtuarit! 

Agron Islami