Thursday, 20/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Aude: Tortura është e ndaluar, qoftë edhe ndaj të burgosurve

Aude: Tortura është e ndaluar, qoftë edhe ndaj të burgosurve

 

Shejh Selman Aude, sekretar asistent pranë Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, në emisionin e tij të përditshëm gjatë Ramazanit “ke të drejtë” iu qas drejtësisë dhe gjykatës.

 

aude

Meqë emisioni i tij u ndalua nga autoritetet, ai e postoi përmbajtjen e tij në faqet sociale në twitter dhe në facebook. Ai tha se drejtësia duhet të jetë funksionale dhe në mënyrë të përgjithshme, duke shtuar se pavarësia e gjykatës është një koncept i përgjithshëm të cilin e pretendojnë shumë, por që u mungojnë mekanizmat e drejtpërdrejtë të ndikimit.

 

“Shumica e njerëzve duan ti japin fund zullumit dhe persekutimit, por jo instalimit të drejtësisë absolute. Në shoqëritë kaotike, peshku i madh e ha të voglin. Ne duhet të jemi shoqëri të afta të ngremë padi kundër padrejtësisë dhe gabimeve që burojnë nga individë apo institucione shtetërore si ministritë. Të gjithë duhet ta dinë se mund të paditen, prandaj dhe duhet të jenë të kujdesshëm” tha ai.

 

Aude tha se sistemi gjyqësor duhet të garantojë mbrojtje për të burgosurin, duke e ndaluar torturimin e tij, gjë e cila është haram dhe dëshmitë që merren nëpërmjet torturës nuk kanë asnjë vlerë. Marrja e dëshmisë nga i burgosuri nëpërmjet torturës, nuk është gjë tjetër veçse përdhosje e dinjitetit njerëzor, gjë e cila bie ndesh me parimet e drejtësisë. Në një hadith, profeti Muhamed a.s thotë:”Zoti do i torturojë ata që torturojnë njerëzit në këtë botë”. Ndërkohë që hazreti Omer ibnul Hattab, i porosiste nëpunësit e sistemit gjyqësor dhe policor:”Mos i lidhni të burgosurit në burgje dhe i furnizoni me ushqime dhe pije të bollshme!” Ai thoshte se:”Njeriu nuk është i besueshëm në atë që deklaron, nëse lihet i uritur dhe i etur në burg.”

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Davutoglu-OKB-së: Shansi i fundit për ta shpëtuar fytyrën tuaj

Aude tha se i burgosuri dhe i akuzuari duhet ti dinë të drejtat e tyre të plota që në momentin kur arrestohen, si dhe të kenë të drejtën e mbrojtjes nga një avokat. Njeriu është i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia. /ardhmeriaonline/

Categories

Archives