Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Ateisti i mirënjohur më në fund pranon ekzistencën e Zotit


Ateisti i mirënjohur më në fund pranon ekzistencën e Zotit


Profesori britanik i filozofisë, Antony Flew, u bë ateist në moshën 15 vjecare dhe njihet si një ndër ateistët më të mëdhenj në dekadat e fundit.

ateisti britanik

Megjithatë, biri i klerit metodist në fund ndryshoi përfundimisht mendjen e tij, sepse ai e kuptoi se ateizmi nuk ka asnjë shpjegim adekuat mbi origjinën e njeriut.
Flew për vite luftoi duke sfiduar çdo argument të ofruar mbi ekzistencën e Zotit. Ai shkroi librin e famshëm, “Zoti dhe Filozofia”, ku kritikoi fenë dhe Biblën. Mori pjesë në debate të shumta nëpër botë, duke sfidoi Biblën dhe ekzistencën e Zotit. Ka botuar libra dhe artikuj të shumtë dhe ishte i njohur si një ndër ateistit më të shquar nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar dhe fillimi i këtij shekulli. Por, ai tani beson në Zotin, sepse të menduarit e tij i ka bazuar në dëshmitë shkencore.
Pas disa dekadave insistuese, në moshën e tij 81 vjeçare, mendon se besimi është keqkuptimi më i madh i të gjitha kohërave. Profesori Antony Flew është ballafaquar me faktin se ekzistojnë disa argumente që vijnë nga fusha shkencore, të cilat ai nuk mund t’i rrëzoj. Këto argumente janë, në fakt, argumentet e projektimit inteligjent. Flew është dorëzuar kur e kuptoi se një botë e tillë komplekse (gjithësia), nuk mund të krijohej vetvetiu, por ka ekzistuar një mendje inteligjente e cila e projektoi atë.
Eksplorimi i ADN-së nga biologët ka “dëshmuar se një mendje inteligjente duhet të ketë qenë përfshirë në krijimin e jetës për shkak të kompleksitetit të pabesueshëm të planifikimit dhe organizimit që janë nevojitur për të prodhuar të njëjtën gjë”, thotë Flew në një video të re “A e ka zbuluar shkenca Zotin?”
Paralajmërimi i parë i kthimit të tij (Zotit) është letra e botuar në shtatorë në revistën angleze “Philosophy Now”. Në të cilën thotë: “Është bërë pothuajse e pamundur të fillohet e të mendohet për ndërtimin e një teorie të evolucionit natyralist të organizmit të parë riprodhues”.
Kjo letër përgëzon argumentet e paraqitura në veprat “Fytyra e fshehur e Zotit” dhe “Çudia e botës”, të cilat ishin shkruar nga Gerald Schroeder dhe Roy Varghese.
Është gjithashtu interesante se Flew, diku në fund të vitit 2006, ishte në mesin e shumë prej nënshkruesve të letrës drejtuar kryeministrit britanik, Tony Blair, me kërkesën për futjen e dizajnit inteligjent në shkencë, si pjesë e sistemit arsimor.
Javë më parë Flew ka përfunduar botimin e ri të librit “Zoti dhe Filozofia”, e cila duhet të dalë nga shtypi vitin e ardhshëm.

Flew ishte një njeri i cili ka përdorur metodologjinë e filozofisë klasike greke (Platon, Sokrat) me të cilën vite me radhë i mësoi nxënësit e tij. “E gjithë jeta ime ka qenë e udhëhequr nga parimi:” Ndiq provat kudo që ato të shpijnë”, thotë ai. Më vonë ka pranuar se shpeshherë ai vetë nuk e ka ndjekur këtë metodologji të cilën ua këshillonte nxënësve të tij.
Flew thotë se idetë e tij të tanishme kanë ngjashmëri me teorinë e “dizajnit inteligjent”, e cila është bazuar në prova se në ndërtimin e gjithësisë ka marrë pjesë një inteligjencë më e lartë (Zoti). Ai tani beson se teoria Darvinit rreth evolucionit nuk mund të shpjegojë origjinën përfundimtare të jetës.gazetamendimi./

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Plumbi që vrau Kennedy-n u porosit nga CIA

Categories

Archives