Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Astma, Asthma, Azma’

Astma, Asthma, Azma’

astma

Astma, Asthma, Azma’
Keshille per nenat e reja
________________________
Shkaktohet nga inflamacioni i tubave te vegjel bronkiale, gjendje afat-gjate qe paraqitet me te kollitura, ngushtim ne gjoks dhe marrje fryme. Ne raste “goditje apo episodesh te astmes” simptomat behen me agresive, megjithese mjekeve nuk u pelqejne keto terma dhe perdorin: perkeqesim.

Ne Angli 69% e prinderve humbin dite pune duke u kujdesur per femijet astmatike, ndersa 13% kane lene krejtesisht punen per femijen e tyre.

Sipas disa pyetsoreve nga ISAAC (International Study of Asthma and Allergy in Childhood) ne 1997 prevalenca me e larte e astmes eshte gjetur ne Britani.

Dhe dicka kurioze ketu, qe te ve ne mendime:

Prevalenca per 13-14 vjecaret
1.6 % ne Shqiperi
20.7% ne Britani

Prevalenca per 6-7 vjecaret
1.4% ne Estoni
22.9% ne Britani

Vihet re nje rritje e qarte ne prevalance duke kaluar nga Europa Lindore ne ate Perendimore.

Megjithese nuk ka konkluzione te qarta, mendohet se femijet nga zonat tona jane me pak ne ambiente “sterile” dhe me ne kontakte me stimuj ne ndryshim me bashkemoshataret ne Perendim. Keshtu qe sistemi i tyre nuk mbi-reagon ne ate numer apo intensitet persa i perket astmes.

Mund te themi per nenat,
lerini femijet te luajne ne ambjente te ndryshme,
ne afat te gjate kjo eshte ne perfitim te shendetit te tyre.

***

Sipas WHO (World Health Organization) ne studimet e bera per vitet 2004-2010, ne grup-moshat 0-14 vjec, mortaliteti nga astma ne Europe eshte shume i ulet.

Burimi : Doctor Besi Medical Information

Një shkrim tjetër i dobishëm  Progeria

Categories

Archives