Tuesday, 26/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Asnjë shqiptar i punësuar në burgun e ri të Kumanovës

Asnjë shqiptar i punësuar në burgun e ri të Kumanovës

Zero është numri i të punësuarve shqiptar në burgun e ri të Kumanovës. Në mesin e të punësuarve në burgun e lëshuar dje nuk ka shqiptarë, dhe këtë e pranoi edhe vetë ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti. Ai tha se do të ndërmirret gjithçka që të përmirësohet përfaqësimi, duke filluar nga zv/drejtori.

burgu ne kumanove

“Përfaqësimi thuajse nuk ekziston, por gjithsesi shfrytëzoj rastin që të informoj opinion se do të ndërmirren të gjitha aktivitetet që të përmirësohet përfaqësimi në Burgun e Kumanovës duke filluar prej zv/drejtorit, pasi pritet të emërohet zv/drejtori i burgut, dhe të punësuarit të tjerë që të respektohet ky parim, gjegjësisht ky obligim kushtetues që e ka emrin përfaqësimi i drejtë dhe adekuat”, tha Blerim Bexheti, Ministër i Drejtësisë.

Jo vetëm në Kumanovë, por në shumicën e burgjeve të Maqedonisë vërehet përfaqësim i ulët i shqiptarëve. Sipas Raportit të Avokatit të Popullit për vitin 2012, vetëm në Burgun e Tetovës ka mbi 50% të punësuar shqiptarë. Në burgun e Idrizovës ka vetëm 33 shqiptarë nga 257 të punësuar, ose 12,8%. Në Burgun e Shutkës vetëm 19 shqiptarë nga 122 të punësuar, ose rreth 15%, Në Ohër vetëm 3 shqiptarë apo rreth 8% nga të punësuarit gjithsej, dhe në Manastir 4 të punësuar shqiptarë, ose 7,7%. Në 5 burgjet e tjera në Maqedoninë Lindore nuk ka asnjë të punësuar shqiptarë.

Gjithsej në burgjet e Maqedonisë janë të punësuar vetëm 12,7% shqiptarë, kundrejt 84,7% të punësuarve maqedonas, që është shumë larg parimit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike, parim ky i garantuar me Kushtetutë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Zeqirija Ibrahimi: Nuk na duan sepse ne e falëm Jacinë para se të vijm këtu në tubim

Categories

Archives