Saturday, 10/12/2016 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Asistentja e Rexhepit me “superpagë”


Asistentja e Rexhepit me “superpagë”


Në foto: Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi

Asistentja e ministrit Bajram Rexhepi, Merita Vidishiqi është zyrtarja më “fatlume” në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Vetëm për një muaj gjatë vitit të kaluar ajo ka marrë më shumë se dyfishin e pagës bazë, duke u radhitur ndër personat më të paguar në këtë ministri pas ministrit Rexhepi, shkruan “Zëri”.

Gazeta “Zëri” ka siguruar një kopje të listës së pagave të vitit të kaluar, përkatësisht të muajit maj, në të cilën vërehet se si asistentja Vidishiqi, vetëm për një muaj ka marrë pagë prej 1.118.99 euro, duke u paguar shumë më shumë sesa zyrtarët tjerë, të cilët, për nga koeficienti janë të barabartë me të.

Në fakt, paga bazë e asistentes së ministrit Rexhepi, është rreth 418 euro, por falë kompensimeve tjera kjo shumë është “fryrë” në 1118 euro.

Në dokumentin që mban kodin 10-14800-214-016 shihet se si Vidishiqi që e ka koeficientin nëntë për muajin maj ka marrë kompensim 620 euro, shtesa për asistente 50 euro dhe shtesën tjetër, 30 euro. Këtë të fundit e kanë të gjithë zyrtarët qeveritarë.

Ndërkaq, nëse krahasohet me zyrtarët tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët gjithashtu e kanë koeficientin nëntë, del se paga e asistentes së Rexhepit është mbi gjashtëdhjetë për qind më e madhe. /Telegrafi/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Ligji në Tiranë: Jo kazinove pranë kishave e xhamive, do shpërngulën brenda 6 muajsh

Categories

Archives