Tuesday, 14/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

ASHTU SI RRITET SADAKA, RRITET EDHE NAFAKA



ASHTU SI RRITET SADAKA, RRITET EDHE NAFAKA

ASHTU SI RRITET SADAKA, RRITET EDHE NAFAKA

Avokati ishte ulur në një restorant për të ngrënë. Sapo kamarieri i ofroi shërbimin me ushqim të shijshëm, vërejti jasht dritares së restorantit vajzën dhe djaloshin e varfër, se si po e shikonin pjatën e mbushur me plot ushqim.
I ftoi të ulen në restorant, pranë tij. I ofroi menynë të zgjedhin çfarë ia do zemra për të ngrënë. Djaloshi i ndrojtur drejtoi gishtin ka pjata e tij.
I kërkoi kamarierit t’i shërbej fëmijët edhe me dy porcione me ushqim të njëjtë sikur pjata e vet. Për një çast pushoi së ngrënuri.
Me kënaqësi po shikonte se si me ëndje po hanin ushqimin e përgaditur fëmijët. Sapo përfunduan me ushqimin, fëmijët pastruan duart dhe ikën nga restoranti.
Avokati, pasi përfundoi ushqimin, u ngrit të marrë llogarinë për të
paguar tre porcione.
Mbeti i befasuar, kur pa letrën a zbrazur të faturës. Në faturën e zbrazur qëndronte dorëshkrimi i pronarit të restoranit: “Ne nuk gëzojmë të drejtën të kompenzojmë me llogari materiale vlerën e njerzillëkut (humanitetin)”.
Ashtu si rritet sadaka, shtohet edhe nafaka.
Sikur shtohet përulësia në namaz, ashtu rritet kënaqësia dhe lumturia.
Ashtu si rritet bamirësia ndaj prindërve, rritet edhe bujaria e Zotit tëndë, për të arritur suksesin në jetë.
Rrespekti ndaj Krijuesit është prej detyrimeve nga ku i vie zgjidhja njeriut për çdo situatë.
Zgjidhja e vështirësive pas respektit të sinqert është premtim.
Në vijimësi me dy të parat, pason furnizimi pa e menduar kah po vjen që llogaritet si shpërblim.
Lutjet e panumërta i meriton Allahu i Lartësuar, që të bëhemi të devotshëm.
Amin!
Përshtati nga boshnjakishtja:
N. Ademi.
Huazuar nga faqja e dr. Zuhdija Adiloviq









Categories

Archives