Saturday, 16/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Asgjë ne nuk dimë për dashurinë!

Asgjë ne nuk dimë për dashurinë!

Dashurinë e ka njohur gruaja e cila në Uhud e humbi: burrin, djalin dhe vëllanë, ndërsa kur e pa Pejgamberin savs gjallë, tha: “Çdo fatkeqësi përveç fatkeqësisë tënde është e përballueshme!”

Dashurinë e ka njohur Bilal b. Rebbah r.a. i cili kur pas vdekjes së Pejgamberit savs, për herë të parë e këndoi ezanin, dhe kur arriti te fjala: “Eshhedu enne Muhammeden Resulullah” nuk ishte në gjendje të vazhdonte!

Dashurinë e ka njohur Thevbani r.a. të cilin kur e pyeti Pejgamberi savs: “Pse je zbehur kështu, o Thevban?” u përgjigj: “Unë nuk jam zbehur nga sëmundja, por për shkakun se nuk mund t’ju shoh juve. Nuk po mund të qetësohem derisa të vij dhe t’ju shohë.”
Kjo është dashuria e vërtetë!

Categories

Archives