Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Arti i të dëgjuarit

Arti i të dëgjuarit

Nëse një person fillon të ju tregojë, qoftë personalisht qoftë në prezencë të të tjerëve, diçka që ju mund ta dini shumë mirë, ju duhet të bëni sikur ju nuk e dini. Mos nxito për të treguar diturinë tënde ose për të ndërhyrë në bisedë. Në vend të kësaj tregohu i vëmendshëm dhe i përqëndruar për bisedën.
Tabi’ini i nderuar Imam Ata Ibën Ebu Rabah ka thënë: ”edhe kur një djalë i ri do të më tregonte mua diçka që unë ndoshta mund ta kem ditur përpara se ai të ketë lindur”.
Halid Ibën Safuan el-Tamimi i cili ka prezentuar kohën e dy halifeve; ate të Omer Ibën Abdul Aziz dhe ate të Hisham Ibën Abdul Melik, ka thënë: ”Nëse një person të tregon ty diçka që ti e ke dëgjuar ose lajmet të cilat të kanë ardhur kohë më përpara mos e ndërpre atë për të shfaqur diturinë tënde atyre që janë të pranishëm. Kjo është një sjellje e keqe dhe e shëmtuar”.
Imami i nderuar Abdullah Ibën el-Kurejshi el-Masri një shok i Imam Malikut, El-Lejth Ibën Sadit dhe el-Thaurit ka thënë: ”Nganjëherë një person do të tregonte një histori që unë e kisha dëgjuar përpara se prindërit e tij të ishin martuar, sërish unë e dëgjoja sikur unë të mos e kisha dëgjuar atë asnjëherë më përpara”.
Ibrahim Ibën el-Xhuneid ka thënë: ”Një njeri i urtë i ka thënë djalit të tij: ”Mëso artin e të dëgjuarit siç mëson artin e të folurit”.
Të dëgjuarit mirë nënkupton mbajtjen e kontaktit me sy dhe duke e lejuar folësin të mbaron të folurin dhe duke u përmbajtur nga nevoja juaj për ta ndërprerë bisedën e tij.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Buzëqeshjet më të vështira

Marrë nga: “Islamic manners” 
Përktheu: Ammar Ardit Kraja

Categories

Archives