Saturday, 21/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Arsyet pse duhet të konsumoni selino në mbrëmje



Arsyet pse duhet të konsumoni selino në mbrëmje

Ju ndoshta e përdorni shpesh selinonë, por të përzierë me perime të tjera dhe nuk kontribuon në mënyrë direkte për një shëndet të mirë. Por kjo perime ofron një numër të madh përfitimesh shëndetësore, prandaj po iu japim 5 arsye që të filloni ta dashuroni:

Lehtëson inflamacionin

Kjo perime trajton në mënyrë të suksesshme inflamacionin dhe dhimbje të ndryshme që janë të pasura në antioksidantë dhe polifenole. Ka një efekt pozitiv në trajtimin e astmës, akneve dhe përmban acid salicik që eleminon pjesët e rrënuara të lëkurës.

Trajton kolesterolin e keq

Shija dhe aroma e selinon janë produkt i një përbërësi të njohur si butiftalid i cili ul LDL ose siç njihet kolesterolin e keq, i cili shkakton presion të lartë të gjakut. Konsumimi i vetëm dy fijeve selino në ditë redukton LDL me 7%.

Selinoja ndihmon tretjen





Për shkak të përmbajtjes së saj të lartë me ujë dhe fibra ajo ka efekt në pastrimin e aparatit tretës dhe rregullimin e tretjes.

Ndihmon për një shikim të qartë

Një fije selino përmban 10% të vitaminës A që na duhet gjatë ditës, vitamina A ka efekt në parandalimin e humbjes ose dobësimit të shikimit. Kjo perime është e lartë në përmbajtje të polifenoleve dhe pitonutrientëve që e ruajnë shikimin tuaj 100%.

Ndihmon në humbjen e peshës

Një tufë selino përmban vetëm 10 kalori dhe është plo





Categories

Archives