Thursday, 23/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Arsyet e ngurtësimit të zemrës dhe shërimi i saj!


Arsyet e ngurtësimit të zemrës dhe shërimi i saj!


zemra

Shejkh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz

Pyetje: Si ka mundësi njeriu ta largon ngurtësinë e zemrës dhe cilat jan arsyet për këtë?

Përgjigja: Arsyet e ngurtësimit të zemrës jan mëkatët (gjunahet) e mëdha dhe ato të voglat, pastaj edhe pakujdesja e madhe dhe shoqërimi i njerëzve të shkujdesur dhe të prishur.
Të gjitha këto ndikojnë në ngurtësimin e zemrës.
Prej butësisë së zemrave, çiltërsisë dhe qetësisë së tyre është nënshtrimi ndaj Allahut xhel-le we ala (që e realizon) dhe shoqërimi i njerëzve të mirë.
Pastaj ruajtja e kohës duke e përmendur Allahun, duke lexuar Kur’an dhe duke kërkuar falje nga Allahu. (duke bërë istigfar) Padyshim se kush e ruan kohën e tij duke përmendur Allahun, duke lexuar Kur’an, duke ndejtur me njerëz të mirë dhe duke ju larguar njerëzve të shkujdesur dhe të këqinj, këtij do ti përmirësohet dhe zbutet zemra.

Ka thënë Allahu i lartësuar: “Me të vërtetë, kur të përmendet Allahu, zemrat qetësohen” (Kur’an, 13:28)

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:
Ardian Elezi

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Pse qan fëmija i porsalindur?
Tags:

Categories

Archives