Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Arsimimi dhe plakja

Arsimimi dhe plakja


Njerëzit me shkallën më të ulët të arsimimit mund të plaken me shpejtë, pohojnë shkencëtarët britanikë pas studimit të ADN-së tek 400 persona të moshës 53-75 vjeç.

Sipas studimit, ADN-ja e të anketuarve tregon se procesi i plakjes është më i shpejtë tek personat me arsimim të ulët në krahasim me personat e të njëjtës moshë të cilët kanë diploma universitare.

Shkencëtarët nga University College në Londër besojnë se kjo mund të shpjegohet me ndikimin pozitiv të arsimimit në rritjen e mundësive në fitimin e zakoneve të shëndetshme jetësore.

Shumë studime të mëparshme kanë vërtetuar se gjendja shëndetësore dhe socio-ekonomike e individit janë të lidhura ngushtë.
Njerëzit e arsimit të ulët dhe ata me gjendje të dobët sociale janë më të prirë për pirjen e duhanit dhe pasivitetit fizik, dhe shpeshherë nuk kanë kujdes për shëndetin, thonë studiuesit./PK/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kimioterapia

Categories

Archives