Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Arritjet e tua lidhen me forcën e vullnetit tënd

Arritjet e tua lidhen me forcën e vullnetit tënd
Arritjet e tua lidhen me forcën e vullnetit tënd

Një djalosh i ri nga vendet ku jetohet dhe prak¬tikohet feja islame kishte shkuar për studime në Britani. Shtëpinë të cilën ai e zgjodhi për të banuar ishte shtëpi në të cilën jetonte një familje britaneze jomyslimane. Studenti u vendos aty edhe për një arsye tjetër… që ta mësojë dhe forcojë edhe më mirë gjuhën angleze!
Djaloshi ishte mjaft fetar, çdo ditë para se të thë¬rriste ezani i namazit të sabahut ai zgjohej nga gjumi, shkonte te uji, merrte abdes me ujë të ftohtë dhe më pas nisej për në xhami, falte namazin, përmendte Zotin dhe kthehej në banesën e tij, aty ku banonte.
Një grua plakë që banonte në atë shtëpi e vërente gjithmonë këtë djalë mysliman, saqë një ditë e priti teksaj kthehej nga xhamia, e përshëndeti dhe e pyeti:
“Çfarë po bën kështu?! Çdo ditë del herët, po lan gjymtyrët e trupit me ujë të ftohtë?!”
“Ja, po bëj atë që më urdhëron feja mua. Isha të falem, të adhuroj Zotin tim” – iu përgjigj djaloshi.
“Mirë, e a nuk bën ta vonosh, të flesh, të pushosh e ngopesh mirë me gjumë e pastaj të shkosh?” – e pyeti plaka djaloshin!
“Po, porse atëherë Zoti im nuk ma pranon dhe nuk ma llogarit si të vlefshëm adhurimin tim.” – iu përgjigj ai!
Plaka e vështroi pakëz, tundi kokën e tha: “Entu¬ziazmi e copëton edhe hekurin!

Agron Islami

 

Categories

Archives