Wednesday, 18/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Arrestohet mjeku që mori 200 euro ryshfet


Arrestohet mjeku që mori 200 euro ryshfet


mjeku arrestohetPolicia e Kosovës ka arrestuar një mjek në Qendrën Klinike Universitare si i dyshuar për mitmarrje.

Mjeku S. S. në repartin e kirurgjisë pediatrike dyshohet se një pacienti për intervenim kirurgjik i ka kërkuar para të gatshme në vlerë prej 200 eurove.

“Arrestimi është bërë me aplikimin e masave të fshehta dhe teknike të hetimit dhe vëzhgimit ‘simulimit’, me ç’rast i dyshuari është zënë në flagrancë duke marr shumën e kërkuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës, apelon tek te gjithë qytetaret qe nëse nga ta kërkohet dhënie e ryshfetit për kryerjen e shërbimeve, menjëherë rastin ta paraqesin në polici, transmeton KTV.

Drejtoria kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion-Prishtinë, ka arrestuar edhe dy persona në komunën e Skenderajt nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale të “Mashtrimit” dhe Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

Të dyshuarit, me qëllim të përfitimit material, kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm duke iu marr të holla me qëllim të punësimit në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. /Telegrafi/

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Çka janë Aflatoksinet?

Categories

Archives