Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Arrestimet për terrorizëm, reagojnë besimtarët: Akuzat janë false, po goditet Islami


Arrestimet për terrorizëm, reagojnë besimtarët: Akuzat janë false, po goditet Islami


Pas arrestimit të 7 personave për terrorizëm, ku mes tyre edhe dy imamë kanë reaguar besimtarët myslimanë të cilët i kanë cilësuar akuzat e ngritura nga policia si false.

renea

Njëri prej besimtarëve ka deklaruar se akuzuat e ngritura ndaj 7 të arrestuarve tregojnë luftën e krijuar ndaj besimtarëve myslimanë.

“Policët e maskuar dhe të armatosur hynë në xhami dhe dhunuan institucionet fetare. Pasi përfunduan kontrollin e xhamisë ata më treguan një letër ku kishin një mandat gjyqësor. Ata kërkonin për armë dhe tritol.  Ajo që po ndodh sot kërkon të njollosë islamin dhe fenë islame. Me akuzat false të terrorizmit kërkohet të goditet islami. Janë njerëz që urdhërohen për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja në këtë shoqëri ku e keqja është bërë normale. Po luftohen ata njerëz që janë larguar nga droga, prostitucioni dhe që janë pa probleme.  Shteti ka sajuar gjithçka por e vërteta një ditë do të dalë. Kjo është një luftë ndaj besimtarëve të islamit. Ne kërkojmë të lirohen vëllezërit tanë” ka theksuar ai.

Besimtari ka treguar më tej se janë penguar nga policia të falen në xhami. “Jemi penguar të falim Namazin dhe kemi filmime që tregojnë që besimtarët janë falur në rrugë sepse janë penguar. Kjo sepse kishte mandat nga gjykata të pengohen besimtarët të futen në xhami” është shprehur besimtari.

Ndërkohë gjatë një operacioni të ndërmarrë nga FNSH-ja dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në 4 qytete të vendit janë arrestuar 7 persona të cilët dyshohen se rekrutonin njerëz për të dërguar në konfliktin e Sirisë. /Ora News

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Kompania që bleu ARMO-n e regjistruar në Ishujt Virgjinë

Categories

Archives