Friday, 21/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Aronia – superfruti i dobishëm për shëndetin tuaj!

Aronia – superfruti i dobishëm për shëndetin tuaj!

aronija shqip
Aronia është një super-frut shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut. Në botë, ka gjetur përdorim të madh, veçanërisht në industrinë farmaceutike, për përgatitjen e preparateve për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, arteriosklerozës, sëmundjeve neurologjike, për të përmirësuar kujtesën etj.
Frutat e aronisë mund të përdoren për konsum të freskëta ose të përpunuara. ato janë veçanërisht të mirë për të prodhuar lëng aronie, i cili ka një efekt mjaft të dobishëm në forcimin e imunitetit të organizmit. Përveç lëngut, mund të përgatitet edhe çaj, marmelate, komposto, verë, pastaj mund të shërbejë edhe si ngjyrues i pijeve të buta dhe verërave. Gjithashtu, përdorim gjen edhe si përbërës i produkteve të ndryshme ushqimorë e në veçanti për ëmbëlsira. Përdoret edhe për përgatitjen e koktejeve te ndryshme.
Aronia është një thesar i elementëve minerale (Hekur, Mangan) dhe vitaminave A, C, E, B1, B2, B6, B9 si dhe vitaminë P, që është e rëndësishme për elasticitetin e enëve të gjakut.
Hulumtimet e fundit tregojnë se aronia:

– përmirëson qarkullimin e gjakut dhe forcon zemrën
– përmirëson ndjeshëm elasticitetin e enëve të gjakut
– normalizon nivelet e presionit të gjakut
– ndikon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare
– ndihmon në parandalimin e arteriosklerozës
– liron trupin nga toksinat dhe metalet e rënda
– ka një ndikim pozitiv në proceset post-operative
– ndihmon në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar
– ndihmon luftën kundër baktereve dhe në ftohje
– përmirëson kujtesën
– ngadalëson procesin e plakjes së qelizave
– pengon formimin e yndyrave
– përmirëson funksionin e mëlçisë
Bazuar në përmbajtjen kimike të këtyre frutave, si në aspektin e sasisë, por edhe në atë të cilësisë, mund të themi se aronia është një bimë shumë e vlefshme, sepse fruti përmban vlera shumë ushqyese dhe jetike.

Një shkrim tjetër i dobishëm  7 përfitime të mahnitshme shëndetësore nga shalqiri

Hulumtimet në vende të tjera kanë treguar se përdorimi i frutave dhe produkteve të aronisë (lëng çaj, verë) ka efekte shumë pozitive në trajtimin e sëmundjeve të caktuara të epokës moderne

Tags:

Categories

Archives