Sunday, 23/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Aronia është një super-frut



Aronia është një super-frut

aronija shqip
Aronia është një super-frut shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut. Në botë, ka gjetur përdorim të madh, veçanërisht në industrinë farmaceutike, për përgatitjen e preparateve për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, arteriosklerozës, sëmundjeve neurologjike, për të përmirësuar kujtesën etj.
Frutat e aronisë mund të përdoren për konsum të freskëta ose të përpunuara. ato janë veçanërisht të mirë për të prodhuar lëng aronie, i cili ka një efekt mjaft të dobishëm në forcimin e imunitetit të organizmit. Përveç lëngut, mund të përgatitet edhe çaj, marmelate, komposto, verë, pastaj mund të shërbejë edhe si ngjyrues i pijeve të buta dhe verërave. Gjithashtu, përdorim gjen edhe si përbërës i produkteve të ndryshme ushqimorë e në veçanti për ëmbëlsira. Përdoret edhe për përgatitjen e koktejeve te ndryshme.
Aronia është një thesar i elementëve minerale (Hekur, Mangan) dhe vitaminave A, C, E, B1, B2, B6, B9 si dhe vitaminë P, që është e rëndësishme për elasticitetin e enëve të gjakut.