Monday, 22/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Aromaterapia



Aromaterapia

Aromaterapia1Vajrat eterike, te perftuar nga bime te ndryshme, kane dhene rezultate te mira ne kurimin e disa semundjeve. Keta vajra bimore jane te pasur me shume lende ushqyese dhe kuruese dhe ne saje te perberjes se tyre kane specifikat e veta ne trajtimin e semundjeve. Me poshte paraqiten vajrat eterike te nxjerre nga shtate bime dhe peme te njohura, te cilet kane gjetur nje perdorim te gjere ne mjekesine popullore. Pervec rendesise qe kane vajrat eterike ne organizmin e njeriut, ju do te njiheni edhe me menyren e perdorimit te tyre. Aromaterapia eshte njera nder fushat me te popullarizuara te mjekesise tradicionale dhe eshte e pranishme ne shume kultura. Dhjete vitet e fundit, kur njeriu i eshte kthyer natyres, ajo eshte riaktivizuar. Aromaterapia eshte forme e mbajtjes se mire fizike dhe psikike, zbut dhembjet, jep bukuri, etj. Aromaterapia i jep njeriut mundesi qe ne menyre te natyrshme te shfrytezoje ekstraktet e bimeve. Per shembull, nepermjet masazhit me vajra te ndryshem, ruhet baraspesha psiko-fizike, rritet sistemi i imunologjise, trupi clirohet nga ngarkesat si dhe qetesohet nga emocionet e tij. Sipas specialistes Mimoza Petani, aromaterapia mund te perdoret edhe per problemet e semundjeve te ndryshme, ku aplikohen vajra te ndryshem qe aplikohen per te zvogeluar dhe qetesuar simptomat e semundjeve. Kjo forme eshte forma me e vjeter e sherimit ne historine e njerezimit. Keto vajra kurues behen edhe kombinime: per relaks, freski, tonifikim, sherim te plageve, bukuri lekure, hidratim, smaliatura etj. I pari qe njihet, qe eshte marre me aromaterapine, mendohet te jete kimisti Rene Maurice. Gjate nje prove qe ai ka dhene, ka djegur doren e tij dhe per te ndalur dhembjet ka urinuar ne vajin e lavandes, e cila ndodhej me afer tij. Pas kesaj, ai ka hetuar se veprimi i lavandes ka filluar te ndikoje shpejt ne mbylljen e djegies.

Vajrat esenciale
Vajrat esenciale mund te merren ne dy lloj menyrash: nepermjet kanaleve te frymemarrjes dhe nepermjet lekures. Po keshtu, keto vajra bimore mund te perdoren dhe te pergatiten per masazhin, per kujdesin e fytyres dhe trupit, per ferkim lokal, per kompresa, per hapjen e poreve etj. Vajrat esenciale me shume perdorim kane gjetur per hapjen e kanaleve te frymemarrjes, per problemet e sistemit te tretjes, ne rastet e mosfunksionimit te mire te melcise dhe temthit, ne problemet reumatizmale, ku vajrat veprojne ne menyre te shkelqyer. Gjithashtu, keta vajra kurues ndihmojne per nxjerrjen e ujit nga qelizat (si diuretik), per probleme te lekures, ne reniet e sistemit imunitar. Bukuria dhe e vecanta e vajrave ne te cilat bazohet aromaterapia eshte veprimi i tyre i shkelqyer ne te gjitha nivelet e qenies sone, pasi ata nuk japin asnje lloj efekti negativ. Keto lloj vajrash apo perzierjesh kthejne harmonine, vitalitetin dhe qetesine shpirterore.

Perberesit
Perberesit e vajrave qe merren nga bimet nuk dallohen vetem nga lloji, por edhe ku eshte mbjelle ajo bime dhe karakteristika te tjera si psh ku rritet bima, teknologjia qe perdoret per nxjerrjen e vajit, izolimi i vajit, menyra e perzierjeve ne persona te ndryshem, ne lekura te ndryshme, ne metabolizmin e njerezve te ndryshem dhe te cdo njeri nje vaj ka efekte te ndryshme biologjike. eshte e rendesishme qe ne keta vajra te kemi nje garanci te plote ne teknologjine e nxjerrjes se tyre duke u bazuar qe ne analize te bimes, mbjelljes, mbrojtjes nga infeksionet, semundjeve te ndryshme dhe parazitet. eshte mire qe bima te jete biologjike. Gjithashtu, vajrat bimore mund te perdoren edhe ne perberjen e kremrave te ndryshem, te cilet perdoren per: probleme te artritit, artrozes, spondiloartrozes, ne dhembje te pergjithshme te shtylles kurrizore. Keshtu per keto dhembje rekomandohet perdorimi i kremit “Leni” qe eshte nje kombinim i persosur nga bime te ndryshme si cajra ose perdorimi i kapsulave bimore qe sherbejne per keto dhembje. Edhe ilaci bimor “Arnika” (qe perdoret per trauma te ndryshme) nga ndjesia e freskise qe jep zevendeson akullin, heq nxirjet nga goditjet, largon dhembjet etj.

1. Vaji i limonit
Nje nder vajrat esenciale qe perdoret per kurimin e disa semundjeve ose problemeve eshte vaji i limonit. Ai mund te perdoret dhe si aromatizues per gojen dhe mund te merret tri here ne dite nga nje pike. Nese perdoret para ngrenies, vaji i limonit eshte shume i mire per celulitin, per mykun. Si perdorues i jashtem, vaji limonit ka efekte pozitive per forcimin e thonjve, jep hidratim dhe shkelqim lekure, heq rrudhat etj. Gjithashtu, ky vaj mund te perdoret edhe per masazh dhe freskim. Per kete, ai duhet te shfrytezohet pas lodhjes per ta perterire trupin. Ndersa ne rastet e reumatizmes, kur keni dhembje muskujsh, vaji i limonit perzihet me vajin e geshtenjes per te qetesuar dhe larguar dhembjet. Pas masazhit, trupin e pushton nje ndjenje e mire nxehtesie dhe relaksimi.

2. Vaji i geshtenjes
Vaji i geshtenjes eshte nje tjeter vaj esencial i perdorur nga mjekesia tradicionale. Ai ka gjetur perdorim te gjere ne semundjet reumatizmale. Me vajin e geshtenjes per te larguar dhembjet duhet te ferkohet vendi i semure dhe kjo mund te perseritet disa here ne dite pa probleme te demshme. Geshtenja eshte nje bime mjaft e perhapur jo vetem ne Europe, por edhe ne vendin tone. Fale perberesve te saj, perdorimi i geshtenjes ne mjekesine popullore eshte i njohur dhe mjaft i perhapur. Kokrrat e geshtenjes kane vlere te larte ushqyese e dietike. Ato permbajne rreth 40 per qind niseshte, kur jane te fresketa. Geshtenjat perdoren te fresketa, te ziera, te pjekura ose te perpunuara. Kokrrat e geshtenjes, te ziera a te pjekura, kane veti te mira rrudhese dhe rregullojne funksionimin e stomakut dhe te zorreve, treten lehte dhe ndihmojne ne tretjen edhe te ushqimeve te tjera duke aktivizuar organet dhe gjendrat e tretjes. Perdoren me efekt te mire ne rastet e heqjes se barkut ose diarrese. Vecanerisht keshillohen per femijet e vegjel disavjecare per te normalizuar procesin e tretjes kur karakterizohet nga mjaft crregullime. Gjethet e geshtenjes kane gjetur nje perdorim te mire si zbutes te rrugeve te frymemarrjes dhe qetesues te kolles. caji me gjethet e geshtenjes ka veti tonike dhe jep rezultate te mira ne stomak si tretes dhe si nxites per hapjen e oreksit. Ben mire posacerisht kunder heqjes (shkuarjes) se barkut. Ndikon edhe per uljen e temperatures.

3. Vaji i mentes
Vaji i mentes eshte nje vaj esencial shume i mire per t?u perdorur pas depilimit. Ky vaj nuk lejon qe te rritet qimja shpejt, jep freski, mbyll poren e hapur, e cila nuk lejon qe qimja te depertoje ne lekure (qimja del drejt). Nese perdoret per masazh ne te gjithe trupin, vaji i mentes jep freski dhe kenaqesi. Ai gjithashtu ndihmon kanalet e frymemarrjes, perdoret ne rastet e ftohjeve, ndihmon ne uljen e temperatures, ne bronkite dhe kolle, ku mund te masazhohet dhe vetem pjesa e gjoksit. Vaji i mentes mund te perdoret per t?u pire nga goja kur keni probleme me fytin, ne eren e padurueshme te gojes, per kujdesie te dhembeve ose zgavres se gojes ose mund ta perzieni me uje per shpelarje te gojes me gargare. Ai eshte dhe nje antimikrob shume i mire. Vaji i mentes eshte shume i mire te perdoret per ferkim kur keni probleme me venat, por ai mund te perdoret edhe per lyerjen e kembeve per te larguar aromat e pakendshme te djerses, sepse mban gjate gjithe kohes kemben te fresket. Kjo bime eshte mjaft e perhapur ne natyre. Ne Shqiperi njihet me emrat: mender, hither e bute, hither e eger, dhiozme, menderz, nane, mender e bute. Mendra shtepiake (Mentha piperita L) eshte bime shumevjecare. Gjethet e saj kane forme vezake, ndersa lulet jane ne maje te kercellit, te formuara nga lulezat e vogla. Karakterizohet nga aroma e mentolit, per kete dhe kultivohet neper kopshte. Ne mjekesine popullore eshte tejet i perhapur perdorimi i kesaj bime. caji nga gjethet e kesaj bime, te cilat duhen mbledhur para se te lulezoje, perdoret si spazmolitik kunder ngerceve, pastaj per qetesimin e terheqjeve muskulare, sidomos ne organet e tretjes. Gjethet e saj jane perberes te shume preparateve dhe cajeve ne farmakologji. Ne forme caji perdoret edhe kunder vjelljes, dhembjes se stomakut, te melcise, semundjeve te lekures, kunder tendosjeve psikike, streseve, kunder reumatizmit etj. Lulezon ne muajt korrik – nentor.

4. Vaji i portokallit
Vaji esencial i portokallit mund te perdoret me pika nga goja duke e marre tre ose kater here ne dite nga nje pike per te larguar ererat e keqija nga goja, mund te largoje aromat e keqija te djerses duke u perdorur ne vendet intime. Ky vaj, duke pasur Vitaminen C, jep ndjenjen e nxehtesise duke u ndier mire dhe i qete. Portokalli eshte i pasur me Vitamina A, B, C, P, me kripera kalciumi, fosfori etj. Lengu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, eshte freskues. Nga levozhga e portokallit del vaj eterik shume i mire, i cili gjen perdorime te shumta ne prodhimin e pijeve, aromave, ilaceve etj. Lengu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (qe ndalon kalbezimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), perdoret me sukses ne luftimin e semundjeve te veshkave edhe ne rastet kur jane formuar gure ne to, ne semundjet e melcise dhe ne ato te zemres dhe te eneve te gjakut. Lengu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pelqehet edhe nga femijet e vegjel dhe keshillohet te perdoret qysh ne muajin e trete pas lindjes. Portokallet perdoren me efekt te mire ne luftimin e anemise, duke pasuruar gjakun me elemente te reja. Portokalli ka permbajtje te larte te Vitamines C. Kjo vitamine merr pjese ne shume procese te shkembimit te lendeve ne organizem. Levozhgat jane te pasura me elemente aktive dhe lengu i fituar nga zierja e tyre perdoret edhe ne rastet e crregullimeve te stomakut dhe te zorreve.

5. Vaji i eukaliptit
eshte nje mrekulli per te cliruar rruget e frymemarrjes, per ftohjet, per kollen. Perdoret per t?u pire edhe ne forme caji, per t?u futur ne vaske ose per masazh. Pas perdorimit te ketij vaji, ndihet menjehere clirimi i muskujve te trupit dhe mbushja e tyre me ajer.
Eukalipti (Eucaliptus globulus Lab.)
Eukalipti eshte nje dru qe arrin lartesine deri ne 3 m. Ka dy lloje gjethesh: gjethet e vjetra jane te gjata ne forme drapri, te trasha, me gjatesi rreth 35 cm, kurse ato te rejat jane pa bisht, ne forme vezake, me ere te kendshme. Lulet i ka te vecuara, fryti kapsolle me madhesi 3-4 cm. Lulezon nga muaji shkurt-korrik. Bimes i mblidhen gjethet e vjetra gjate muajve korrik-gusht, te cilat thahen ne diell. Eukalipti ka veprim antimikrobik. Perdoret si balsamik, ne jashteqitjen e kelbazes, si dezinfektant urinar. Nga jashte, ne forme pomade perdoret ne semundjet dermatologjike.

6. Vaji i avokados
eshte tonifikues shume i mire dhe trupi ndihet i tonifikuar dhe i qete, duke i dhene atij nje ngjyre te bukur dhe te hidratuar. Vaji i avokados eshte shume aktiv per te gjitha llojet e lekures. Ai rekomandohet te perdoret pas dushit, larjeve ne det ose pishine, pas rrezeve te diellit ose solarit. Mund te behen perzierje te vajit te avokados, jojobes, si dhe Vitamines E, qe merret nga vaji i bajames. Kjo lloj perzierjeje ushqen lekuren e fytyres dhe te trupit, ndihmon qarkullimin e gjakut, ne menyre stimuluese ndikon ne rritjen e indeve dhe qelizave duke rritur forcen e tyre, deperton thelle ne shtresat e lekures duke e hidratuar ate ne thellesi. Permireson rezistencen dhe vitalitetin e saj natyror. Ky vaj e mban lekuren te re, elastike, te forte dhe ne te njejten kohe e ben ate te bute, te mendafshte dhe te shndritshme. Vaji i avokados ngadaleson procesin e plakjes dhe formimin e parakohshem te rrudhave. Ky vaj perthithet lehte nga lekura, nuk le ne te shenja yndyre dhe nuk ngjitet pas trupit dhe rrobave. Ai gjithashtu mund te perdoret ne fytyre ose ne qafe para kremit te nates, pastaj mund te vazhdohet edhe ne te gjithe trupin. Per nje lekure te mplakur shume mund te keshillohet me Aloe xhel. Vaji i avokados deperton thelle ne shtresat e lekures duke penguar tharjen e saj. Vaji i jojobes i kombinuar me vajin e avokados e ben lekuren te bute dhe te lemuar.

7. Vaji i ederes
eshte nje kure shume e mire gjate kohes qe mbani diete per te kuruar carjet e lekures dhe celulitin.





8. Vaji i fares se grurit
Vaji i nxjerre nga farat e grurit eshte i pasur me Vitamine E dhe F. Ai rrit shtresen mbrojtese te lekures dhe ruan lageshtiren ne te. Substancat ushqyese te ketij vaji ndihmojne levizshmerine e lekures ne menyre stimuluese. Ky vaj e mbron, zbut dhe e ndihmon lekuren te ruaje butesine dhe elasticitetin. Ne te njejten kohe, ai deperton thelle ne lekure duke e ushqyer ate. Ky vaj eshte ideal per kujdesin e lekures se thate ose dhe te zhubravitur, se ciles i dhuron bukuri dhe pamje te mendafshte duke e rikthyer serish lekuren ne te lemuar dhe elastike. Vaji i fares se grurit pengon procesin e plakjes, krijimin e parakohshem te rrudhave, ndersa ato ekzistueset behen me te buta dhe me pak te dukshme. Ky vaj mund te perzihet me ate te bajames duke e perdorur per fytyren dhe trupin. Nxit qarkullimin e gjakut dhe forcon muskujt. eshte shume e keshillueshme qe ky vaj te perdoret patjeter nje jave para ekspozimit ne diell ose si solar gjate diellit dhe mbas tij.

9. Lecitina di soja
Perberesit e tij kryesore jane koloni dhe inozitoli, ne forme te fosfatdilkolines. Ky vaj rekomandohet te perdoret per mbajtjen ne forme te lekures duke u marre nga goja. Po keshtu, edhe vaji i bajames ose i grurit mund te perdoren per pirje nga goja. Efektet e Lecitina di sojes jane vetem nepermjet organizmit ashtu si edhe vaji i peshkut, domethene jane te efektshem vetem nga marrja me goje. I tille eshte edhe vaji i enoteres, i cili per probleme te lekures duhet patjeter te merret nga goja. Lecitina di soja eshte e rendesishme per absorbimin e vitaminave te shkrira ne yndyra. Ai eshte shume i domosdoshem per personat ne moshe mbi 40 vjec, ne semundjet e venave dhe zgjerimit te tyre. Ndersa ne rastet e osteoporozes Lecitina di soja aktivizon fosforin ne organizem, i cili eshte ne perberje te eshtrave. Me marrjen e Lecitina di sojes, organizmi furnizohet me shume me oksigjen. Lecitina di soja rehabiliton qelizat e melcise sidomos tek alkoolistet, perdoret per detoksikimin e qelizave te melcise, forcon mukozen e qelizave nervore, shpejton metabolizmin e yndyres, ndihmon ne shkrirjen e yndyres ne personat mbi peshe dhe ka veprim antistres. Lecitina di soja vepron ne menyre te shkelqyer ne personat qe kane prirje per t?u semurur nga kanceri. Mbron mukozen e amzes dhe gjinjte nga problemet kanceroze. Ndersa te personat qe vuajne nga arterioskleroza Lecitina di soja gjate pirjes shpejton nxjerrjen e yndyres jashte dhe ul kolesterolin e tepert. Ky vaj eshte i suksesshem per t?u perdorur ne te gjitha fazat e semundjes edhe pas sherimit, sidomos edhe ne semundjen e anemise.

10. Vaji i hudhres
Vaji i hudhres eshte i domosdoshem te kombinohet me vajin e peshkut sepse ben pershtatjen e natyrshme te vajit te peshkut ne shendetin e cdo personi. Vaji i hudhres ndihmon ne mbajtjen larg te arteriosklerozes dhe semundjeve te tjera kardiovaskulare. Ai mbron enet e gjakut dhe zemren, kontribuon ne tensionin normal te gjakut, duke e mbajtur ate ne kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit ne gjak, mbron muret e eneve te gjakut, pengon formimin e topthave te gjakut dhe gelqerimin e eneve te gjakut, nxit dhe e rrit qarkullimin e gjakut ne organizem. Vaji i hudhres eshte antibaktierologjik, ai perdoret kunder herpesve ne zorre, kunder paraziteve, zhduk parazitet ne zorre si tenia, oksiuret dhe askaridet. Ai forcon tretjen dhe perterin floren e zorreve. Ndihmon ngercet e stomakut, nxit oksigjen ne organizem, ndihmon punen e melcise dhe organeve endokrine, rrit imunitetin e organizmit dhe eshte shume i preferueshem qe te merret gjate stines se dimrit. Vaji i hudhres keshillohet te merret ne mase mbi moshen 50 vjec, sepse kontribuon ne mbajtjen e vitalitetit dhe shendetit ne pergjithesi te organizmit. Personat diabetike duhet ta perdorin patjeter kete vaj, sepse ndihmon shume deri te diabeti i tipit 2. Hudhra ne formen e vajit ose pluhurit ka nje lloj mbeshtjellese te vecante qe i reziston lengut te stomakut. Kjo mbeshtjellese shkrihet vetem ne zorren e holle, e cila me vone e absorbon dhe ndikon ne pengimin e eres jo te kendshme gjate frymemarrjes dhe djersitjes.

11. Vaji i sheges
Vaji i nxjerre nga farat e sheges eshte nje antioksidant i fuqishem dhe perdoret per te larguar helmet nga organizmi. Ne mjekesine popullore perdoren frutat dhe levozhgat e tyre, lulet, farat, rrenjet dhe levorja e degeve dhe e rrenjeve, e cila ka shije te athet dhe ere. Shega me farat e saj te kuqe si rubin eshte nje frut i shijshem, por edhe shume i vlefshem per organizmin e njeriut. Ajo eshte konsideruar si frut i fertilitetit. Lengu i sheges permban mesatarisht 12 per qind sheqer, acide organike, pektine, Vitamine C etj. Lengu dhe vaji i nxjerre nga farat e sheges eshte nje antioksidant i fuqishem. Vetem 30 minuta pas marrjes se lengut te sheges, aktiviteti yne rritet me 32 per qind. Lengu i sheges shuan etjen, nxit oreksin dhe permireson tretjen e ushqimeve. Ai perdoret me sukses ne semundjet e stomakut dhe te zorreve, eshte freskues dhe menjanon helmet e organizmit. Lengu i sheges jep rezultate ne luftimin e paraziteve qe zhvillohen ne zorre. Lulet e sheges permbajne tanine dhe kane veti rrudhese e tonike; ato rekomandohen ne dhembjet e barkut, ne hemorragji, ne hemorroidet, si dhe per gargara te gojes, kunder enjtjes se bajameve dhe acarimeve te mishrave te dhembeve.

12. Kajsia
Thelpinjte e kajsise jane te pasur me vajra esenciale deri ne masen 55 per qind. Pervec perdorimit ne kuzhine per pergatitjen e embelsirave te ndryshme, kajsia renditet edhe si nje peme kuruese ne mjekesine popullore. Ne mjekesine popullore perdoren frutat e kajsise, te cilat jane te pasura me shume vlera ushqyese. Frutat e kajsise perdoren te fresketa ose te thata, si dhe te perpunuara ne trajte kompostoje, receli dhe lengu te kendshem. Fruta e fresket ka vlera te mira ushqimore. Ajo permban rreth 14 per qind sheqerna, acide organike, albumina, pektine, kripera minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina te ndryshme si provitamina A, Vitamine B1, B2, PP, C etj. Ne frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri ne 60 per qind. Thelpinjte jane te pasur me albumina deri 28 per qind dhe me vajra deri 55 per qind. Frutat e kajsise jane te shijshme, aromatike dhe pelqehen nga te gjithe. Ato luajne nje rol te rendesishem ne pastrimin e gjakut. Perdoren me efekt edhe ne rastet e zenies se zerit. Kajsite jane ushqim i cmueshem per ata qe vuajne nga semundjet e melcise. Ndersa berthamat e kajsise perdoren kunder dhembjes se kokes. Per kete qellim, ato piqen dhe hahen me mjalte per t?u tretur me lehte.


13. Vaji i trendafilit te eger

Jo vetem frutat e bimes, por edhe vaji qe nxirret prej gjetheve te saj ndihmon ne kurimin e semundjeve. Rezultate te shkelqyera vaji i trendafilit te eger jep ne shqetesimet e temthit dhe rrit sasine e lengut ne te. Gjashte deri ne shtate pika te vajit hidhen ne gjysme gote me uje dhe pihet cdo mengjes. Vaji keshillohet te perdoret edhe ne qetesimin e dhembjeve te femrat. Shume i rendesishem eshte vaji i bimes ne sherimin e plageve kur shoqerohen me hemorragji. Ne perberje te vajit ekziston nje substance qe mundeson mpiksjen e gjakut dhe ndalon hemorragjine. Ne keto raste, lyerja e plages tri here ne dite eshte shume e rendesishme. Trendafili i eger ose Rosa canina, sic quhet ne latinisht, eshte nje bime qe mund te gjendet kudo ku ka shkurre dhe ka nje perhapje te gjere ne te gjithe vendin. Kjo bime mund te lulezoje vetem nje here ne vit ne muajin qershor. Frutat e saj jane te vetmet pjese te bimes qe sherbejne per kurimin e semundjeve.

14. Vaji i lajthise
Frutat e lajthise permbajne rreth 60 per qind vaj, albumine dhe pak sheqerna. Nga druri i lajthise nxirret nje vaj eterik, qe perdoret kunder dhembjeve te dhembeve. Per kete do te mjaftonin disa pika mbi dhembin e semure. Gjithashtu, ky vaj ka dhene rezultate te mira per luftimin e krimbave askaride. Me perdorim te jashtem jep efekt kunder thumbimeve te insekteve. Vaji i lajthive eshte i shkelqyeshem edhe per t?i dhene volum flokeve. Nese keni floke te holle e te drejte, perdoreni vajin e lajthive gjate shampos, perpara shpelarjes perfundimtare te flokeve. Thani floket me tharese dhe perdorni nje kreher cilinder per te ngritur lart floket gjate kohes qe i thani. Rezultati do te jete: floke voluminoze, te afte te mbajne me gjate krehjen qe do te beni mbi floket tuaj. Thelbi i saj eshte i pasur ne kripera minerale si dhe Vitamina A, B1, B5, C, PP etj. Nga druri i lajthise nxirret nje vaj eterik, qe perdoret kunder dhembjeve te dhembeve. Per kete do te mjaftonin disa pika mbi dhembin e semure. Gjithashtu, ky vaj ka dhene rezultate te mira per luftimin e krimbave askaride. Me perdorim te jashtem jep efekt kunder thumbimeve te insekteve. Lajthite perdoren me rezultate te mira dhe rekomandohen per organizma te dobesuar dhe anemike, si dhe per grate shtatzena. Nuk u keshillohet perdorimi i lajthive atyre qe vuajne nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me veshtiresi e ushqimit dhe me dhembje te aparatit tretes.) Levorja e rrenjes ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve eshte perdorur kunder epilepsise (semundjes se tokes). Gjethet e lajthise kane veprim qetesues ne dhembjet dhe infeksionet e zorreve dhe perdoren kunder diarrese, meqenese ato permbajne lende tanike.

15. Vaji i ullirit
Ne mjekesine popullore, vaji i ullirit perdoret gjeresisht per vlerat e larta dietike dhe mjekesore. Vaji i ullirit me ngjyre, arome dhe ere specifike, ne te cilen jane te ruajtur vitaminat me rendesi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantet, posedon nje rol te madh. Per cdo pike te vajit te ullirit i marrim mbi 30 perberes, te cilet na mbrojne nga semundjet e zemres, mplakja e hershme dhe shume semundje tjera. Ai permban acide yndyrore te pangopura, me se tepermi acidit oleinik, i cili permban 55-83 per qind te acideve yndyrore te pergjithshme, te cilet ne menyre pozitive veprojne ne metabolizmin e yndyrave ne melci, rregullojne kolesterolin e mbrojne zemren, gje qe pakeson mundesine e prekjes nga semundjet e ngurtesimit te eneve te gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojne tensionin e gjakut. Per kete, vaji i ullirit nuk duhet t?i mungoje dietes suaj ditore. Vaji i ullirit tretet mire dhe rekomandohet per semundjet e melcise, eshte qetesues dhe pakeson dhembjet. Ndihmon ne nxjerrjen e gureve te fshikezes se temthit. Edhe ne krizat e veshkave, vaji i ullirit qeteson dhembjet dhe lehteson renien e gureve nga veshkat. Ne mjaft raste ka dhene rezultate te mira kunder ulceres se stomakut.

16. Vaji i arrave te kokosit
Vaji i arrave te kokosit eshte nje shprese e re per te gjithe ata persona qe vuajne ne ditet e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulet i tiroides. Nuk mund te kuptohen lehte problemet qe shfaq hipotiroidja, por ne momentin kur nje person qe vuan nga kjo semundje fillon te trajtohet me vajin e arres se kokosit e ve re shume lehte ndryshimin qe ndodh ne gjendjen e tij shendetesore. Perdorimi i vajit te arrave te kokosit ne kembim te atyre te ushqimeve, qe permbajne sasi te larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet apo ushqime te tjera me indeks te larte glicemie, shfaq nje diference te dallueshme ne balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjine e pergjithshme trupore. Problematike eshte gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme te hershme dhe nuk eshte bere asnje perpjekje per te rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse eshte e sherueshme dhe e trajtueshme, mbetet nje semundje qe duhet trajtuar per nje kohe me te gjate sesa ne rastet kur trajtimi behet ne nje faze te hershme. Pas trajtimit me vajin e arrave te kokosit dhe duke zbatuar nje diete te shendetshme keto simptoma mund te reduktohen.