Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Aroma e rozmarines ndihmon ne sistemin mendor !?


Aroma e rozmarines ndihmon ne sistemin mendor !?


rozmarina sistemi mendor
Per te permiresuar saktesine dhe shpejtesine e kryerjes se detyrave te caktuara mendore tashme sipas nje studimi na vjen ne ndihme aroma e rozmarines.

Per te kryer kete studim jane perfshire vullnetarisht 20 persona te cileve u jane caktuar detyra te ndryshme, qe jane dizenjuar per te testuar shpejtesine e perpunimit te informative te reja. Shpejtesia e perpunimit eshte matur para edhe pas ekspozimit ndaj aromes se rozmarines.

Nje nga materiet kryesore aktive te rozmarines eshte edhe 1.8 cineoli apo eukaliptioli, per te cilin tashme eshte vertetuar qe ka fuqi sheruese. Shkencetaret tek secili pjesemarres kane matur nivelin e 1.8 cineolit ne gjak.

Sa me i larte qe ishte niveli i 1.8 cineolit ne gjak, pjesemarresit kane treguar rezultate me te mira ne teste.

“Kjo hap dyert per studimin e ndikimit te vajrave te tjera eterike”, thuhet ne deklaraten e udheheqesit te ketij studimi, Alan Hirsch.

Pas kesaj lind edhe pyetja nese mund ta mbushim mjedisin ne te cilin punojme me rozmarine per te shijuar aromen e saj?

Por udheheqesi Hirsch per kete pyetje te ngritur eshte shprehur se: “Kjo eshte dicka qe mund ta beni nese deshironi te permiresoni koncentrimin dhe produktivitetin tuaj, por edhe nese ju pelqen aroma e rozmarines, sepse per te percaktuar menyren e sakte se si ndikon rozmarina ne sistemin mental eshte e nevojshme qe studimi te vazhdoje edhe me teper.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Tulsi - (Ocimum Tenuiflorum) dhe vetitë shëruese
Tags:

Categories

Archives