Friday, 21/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Aroma e livandës qetëson trupin dhe mendjen



Aroma e livandës qetëson trupin dhe mendjen

livanda shqip
Efekti shërues i livandës njihet që moti, por edhe sot, kjo bimë na mahnit me efektin e saj shërues. Pos se na relakson dhe na dhuron një gjumë të rehatshëm dhe cilësor, livanda posedon edhe shumë veti tjera shëruese dhe të shëndetshme.

Shkencëtarët kanë bërë disa hulumtime me një numër të madh i të anketuarve të cilët e kishin obligim që për çdo ditë të marrin aromë vajin esencial të livandës.

Rezultatet e studimit vetëm sa kishin vërtetuar atë që mjekësia popullore tashmë e dinte. Kortizoli, hormoni i stresit, te të gjithë të pranishmit ishte zvogëluar për 20 për qind.

Ky është një rezultat me vlerë të lartë pasi që tani e dimë se pikërisht ky hormon është fajtor për shfaqjen e shtypjes së lartë të gjakut si dhe pakësimit të mbrojtjes natyrale dhe rënies së sistemit imun.





Pikërisht aroma e livandës ndikon në lirimin e shpejtë të organizmit nga substancat e dëmshme, nga radikalët e lirë, fajtorë kryesorë këta që ndikojnë në plakjen e hershme si dhe në paraqitjen e shumë sëmundjeve.

Këshilla jonë është të merrni livandën, ku pos ujit të shtoni edhe disa pika të vajit eterik të kësaj bime çudibërëse, i cili liron aromën që qetëson trupin dhe shpirtin.