Thursday, 14/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Armët kimike, Berisha akuza dyshes Rama-Meta

Armët kimike, Berisha akuza dyshes Rama-Meta

sali berisha armet kimike

Qëndrim poshtërues dhe të papërgjgjshëm e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha sjelljen e qeverisë ndaj qytetarëve dhe opozitës. Duke reaguar në lidhje me lajmet e fundit në media për sjelljen e armëve siriane në Shqipëri,Berisha shkruan në Facebook se qeveria Rama – Meta, ne nje akt te papergjegjshem por dhe poshterues mban me fanatizem kodin e heshtjes ndaj qytetareve dhe opozitesshqiptare sikur keta te mos egzistonin.

“Te dashur miq, prej mese tre javesh opinioni publik shqiptar ndjek thellesisht i tronditur lajmet e mediave boterore, sipas te cilave qeveria shqiptare ka pranuar sjelljen ne Shqiperi te arsenalit sirian prej 1300 ton (njerit prej me te medhenjeve ne bote) te armeve kimike per tu shkaterruar ne vendin tone.

Nderkohe qeveria Rama – Meta, ne nje akt te papergjegjshem por dhe poshterues mban me fanatizem kodin e heshtjes ndaj qytetareve dhe opozites shqiptare sikur keta te mos egzistonin, te mos jetonin ne kete vend apo sikurata nuk duhet te kene qendrimin e tyre te bazuar ne te dhena te sakta per nje çeshtje te rendesise te dores se pare, jo vetem per boten dhe qeverine shqiptare por dhe per opoziten dhe qytetaret shqiptar. Ata flasin me shqiptaret dhe opoziten sikur flasin me armiqte apo me palen e Asadit dhe ky eshte turp dhe vetem turp. Informimi i qytetareve dhe opozites eshte detyrim ligjor dhe kushtetues. Por per qeverine Rama – Meta ligji dhe Kushtetuta nuk ekzistojne! sb” shkruan Berisha n; Facebook. /albeu/

Categories

Archives