Wednesday, 24/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ari per meshkujt


Ari per meshkujt


ari per meshkujtPyetje: Selamu alekum. Hoxhë i nderuar desha të dijë a është haram me mbajt mashkulli unazë të arit. Faleminderit.

Përgjigje:
Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin ,familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Mbajtja e unazës prej ari tek meshkujt është e ndaluar, sepse i Dërguari i Allahut sa i përket arit dhe mëndafshit ka thënë: “ është lejuar ari dhe mëndafshi për femrat e ummetit tim ndërsa është ndaluar për meshkujt e këtij ummeti´´.
Po ashtu i Dërguari i Allahut në dorën e një njeriu pa një unazë prej ari dhe ia hoqi, e gjuajti në tokë dhe tha: dikush prej jush merr gacë të zjarrit të xhehenemit dhe vendos në dorën e tij. ( Muslimi).
Pra, bartja e unazës së arit tek meshkujt është e ndaluar. Ndërsa sa i përket unazës prej argjendit apo diçka tjetër nga mineralet edhe nëse është e shtrenjtë nuk ka të keqe që të vendoset. Po ashtu te meshkujt ndalohet edhe bartja e zinxhirit të arit . Ndalohen edhe syzat të cilat kanë ari, apo ndonjë laps i cili ka ari, apo ora nëse ka ari. Për meshkujt është i ndaluar zbukurimi me ari në çfarëdo mënyre qoftë. Ndërsa i lejohet njeriut veshja apo mbushja e dhëmbëve me ari nëse është nevoja sikur që lejohet vendosja e hundës prej arit nëse dikujt i pritet hunda.
Allahu e di më së miri.

Shaban Murati

Një shkrim tjetër i dobishëm  Të dua...!

Categories

Archives