Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Argumentet e ekzistimit dhe ndikimit të mësyshit

Argumentet e ekzistimit dhe ndikimit të mësyshit

Argumentet e ekzistimit dhe ndikimit të mësyshit

Ashtu siç në Sherijat ka argumente për ekzistimin dhe ndikimin e sihrit, njëashtu ka argumente tekstuale në transmetimet tradicionale për ekzistimin dhe ndikimin e mëshyshit (syrit);

1. Në komentin e Kur’anit të Ibn Kethirit ceket “se Ja’kubi [alejhi selam] kur i pergatiti bijtë e vet sëbashku me Bunjaminin për në Egjipt, i urdhëroi që të mos hynë nga një derë, por të hynë nëpër shumë dyer, sepse kishte frikë që njerëzit mos t’i marrin mësyshë e t’I dëmtojnë, sepse ata me të vërtetë Kanë mundësi edhe kalorësin ta hedhin nga kali. Kjo ngase ata fizikisht ishin të bukur dhe elegant.”

“Po ai (Jakubi) tha: ‘O bijtë e mi, mos hyni (në Egjipt) për një derë, po hyni nëpër dyer të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asnjë send nga caktimi i Allahut, vendimi nuk është i tjetërkujt vetëni i Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm Atij le t’i mbështeten ata që. besuan. Dhe ata hynë ashtu si porositi babai i tyre., po ajo nuk ishte gjë që do t’u ndihmonte asgjë nga caktimi i Allahut, përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu. Po ai (Jakubi) ishte i dijshëm për te, ngase Ne e kemi mësuar për atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf: 67, 68) Pjesa e ajetit “përveç një dëshire të Jakubit që e kishte në vete dhe e kreu.” bëhet fjalë, sipas Ibn Kethirit, për ate “se prej tyre është larguar mësyshi” me ate që e dëgjuan këshillën e babait të tyre duke hyrë nga një nëpër dyer të ndryshme.

Buhariu transmeton hadithin nga Aishja e cila thotë: “Ka urdhëruar (ose më ka urdhëruar) Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] të këndohet rukje nga mësyshi.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Menjëherë pas kësaj lutjeje, njeriu me sy të keq u verbua, ndërsa deveja u shërua !

Në komentin e këtij hadithi Ibn Haxheri cekë transmetimin e Ahmedit nga Ebu Hurejres:

“A’jn (mësyshi) është realitet ku merr pjesë shejtani dhe zilia e pasardhësve të Ademit.”

2. Edhe Muslimi shënon transmetimin nga Ebu Hurejra [radia-llahu anhu]: “Mësyshi është i vërtetë, realitet”

3. Ibn Maxhe ka shënuar transmetimin nga Aishja [radiallahu anha] për të cilin shejh Albani thotë se është i vërtetë: “Kërkoni tek Allahu strehim nga mësyshi, sepse rnësyshi është realitet që ekziston.”

4. Buhariu ka shënuar në “Tarihun” e tij transmetimin nga Xhabiri [radiallahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Vdekshmëria më e madhe në Umetin tim, pas caktimit të Allahut,është nga ndikimi i mësyshit” Për këtë transmetim shejh Albani thotë se është hasen (i mirë).

Categories

Archives