Thursday, 19/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Argumentet e Allahut te bleta


Argumentet e Allahut te bleta


Bee collecting pollen

Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): “Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit! Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin.” (Nahl, 68-69)
Në çdo fjalë prej këtyre fjalëve hyjnore ka një mrekulli që meriton përsiatje.

Te fjala “Zoti e frymëzoi“ qëndron mrekullia. Është vërtetuar se bleta nuk mëson që të prodhojë mjaltë, por ekziston një instinkt të cilin e ka vënë Allahu te bleta, që i tregon se si të veprojë. Ekziston një program i përpiktë sipas të cilit ecën bleta dhe nuk i është shmangur që miliona vite.

Te fjala “ndërto“ gjithashtu kemi një mrekulli tjetër. Bleta ndërton nga malet, drutë apo kosheret shtëpi në të cilën banon. Edhe nëse udhëton në distanca të gjata, ajo kthehet në shtëpi dhe nuk e humb rrugën. A thua kush e mësoi, udhëzoi dhe e frymëzoi atë? A nuk është Allahu i Madhërishëm?

Shkencërisht është vërtetuar se lloji më i mirë i mjaltit nga aspekti mjekësor është mjalti i malit, më pas ai i cili nxirret nga drunjtë dhe në fund ai i cili nxirret nga kosheret që ndërtojnë njerëzit. Kjo radhitje i përputhet radhitjes kuranore:

1- “Ndërto shtëpi në male“
2- “dhe në drurë“
3- “dhe në atë (kosheret)“

Allahu i Lartësuar bletës i ka nënshtruar rrugë të caktuara përmes të cilave ndan mijëra kilometra për të prodhuar pak mjaltë. Allahu i Madhërishëm thotë ”dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Falja dhe Shëndeti

A thua kush i nënshtroi asaj këto rrugë dhe e orientoi të ecë në to dhe ndan mijëra kilometra brenda një dite? Kush i dha atë motor, që nuk mund ta prodhojnë të gjitha teknologjitë e shekullit 21?

Në fund, është e njohur për të gjithë çfarë ilaçi ofron mjalti për shërimin e shumë sëmundjeve ”Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. ”

Mjalti prodhohet në barkun e bletëve. Ky është një fakt shkencor i zbuluar vonë që nuk ka qenë i njohur në kohën e zbritjes së Kuranit.

Kohët e fundit është vërtetuar se çdo lloj prej llojeve të mjaltit ka përdorime të ndryshme nga lloji tjetër, gjithashtu përbërje tjetër, mirëpo të gjitha karakterizohen me mundësinë e shërimit.

Sot ekzistojnë spitale të veçanta, mjekë e doktorë që mbështeten te mjalti si formë bazike në shërimin e qindra sëmundjeve. Kjo pajtohet plotësisht me fjalën e Allahut të Lartësuar ” në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. ”

A thua vallë nuk na thërrasin këto fakte të përsiatim e meditojmë mbi argumentet e Allahut tek bleta? “Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin.”

Përktheu: Almedin Ejupi

image_pdf
Tags:

Categories

Archives