Sunday, 28/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Argumente për vërtetësinë e ringjalljes se njeriut ne boten tjeter


Argumente për vërtetësinë e ringjalljes se njeriut ne boten tjeter


rngjallje

– Allahu në Kuran na përmend shembuj se si njerëz të ndryshëm kanë përjetuar vdekjen dhe ringjalljen që në këtë botë. Ne duhet të dimë se çdo gjë që na tregon Zoti ynë në Kuran është e vërtetë dhe duhet pranuar, sepse Ai nuk ka nevojë për dicka që t’i gënjejë krijesat e Tij.

Besimi jonë në botën tjetër nuk e shton sundimin e Tij dhe as mohimi jonë nuk e pakëson atë sundim absolut të Tij. Pra citatet kuranore që na lajmërojnë për persona që përjetuan ringjalljen dhe përshkruajnë botën tjetër janë lajme nga Zoti ynë që duhen besuar pa asnjë mëdyshje:

“Ose si shembulli i atij (Uzejrit) që kaloi pranë vendbanimit të rrënuar në kulmet e tij, e ai tha: ‘Si e ngjallë Allahu këtë pas shkatërrimit të tij?’ Allahu e bëri të vdekur atë njëqind vjet dhe i tha: ’Sa qëndrove (i vdekur)? Tha: ‘Një ditë ose një pjesë të ditës’ Allahu i tha: ‘Jo, por qëndrove i vdekur njëqind vjet. Shikoje ushqimin dhe pijen tënd si nuk është prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si iu kanë shpërdredhur eshtrat).’Kjo për të qenë argument për ty dhe njerëzit. Shiko se si i kombinojmë eshtrat, pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij tha: ‘U binda se me të vërtetë Allahu ka mundësi për çdo gjë.” (Bekare: 259)

– Dëshmitarë e kanë parë atë Botë dhe na treguan ne vërtetësinë e saj. Në lajme të sakta nga Profeti Muhamed (alejhi selem) tregohet se Allahu i mundësoi atij që të shihte Botën tjetër, si mrekulli nga Zoti i tij. Të gjitha këto lajme janë të ruajtura dhe të përcjellura në mënyrë të saktë.
E nëse njeriu dëshiron shembuj konkretë për ringjalljen i rikujtojmë atij:
– Fenomeni i gjumit dhe i zgjimit prej tij është përmendur në Kuran si një shembull për ringjalljen e trupave dhe riaktivitetin e tyre edhe pas vdekjes, njëjtë si riaktivizimi pas pauzës së gjumit.

-Toka e thatë, pa bimësi dhe jetë në të, por menjëherë pas shiut ajo gjelbërohet dhe lulëzohet, rimerr jetë. Ngjallja e tokës pas thatësirës së saj është si ringjallja e të vdekurve dhe dalja e bimëve nga toka është si dalja e të vdekurve nga varret.

“Ai (Allahu) i dërgon erërat si përgëzim që tregojnë mëshirën e Tij. E kur ato erëra bartin re të mëdha, Ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun) dhe me të nxjerrim të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (ringjallim) edhe të vdekurit në mënyrë që të përkujtoni.” (Arafë: 57).

– Allahu krijoi jetën dhe të kundërtën e saj, vdekjen. Krijoi ringjalljen dhe të kundërtën e saj, asgjesimin. Pra ai që ka fuqi të krijojë një gjë ka fuqi të krijojë edhe të kundërtën e saj. Allahu e krijon njeriun e gjallë nga sperma dhe spermën e vdekur e nxjerr nga njeriu i gjallë:
“Nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe të vdekurin nga i gjalli.” (Rrum: 19)

– Etapat në të cilat kalon krijimi dhe formimi i njeriut. Fillimisht një pikë uji (spermë) më pas mish, eshtra, fëmijë i lindur, i rritur dhe në fund i plakur. Këto janë faza të cilat vijnë në mënyrë krejt natyrale dhe të pandjerë tek njeriu, ndërsa ringjallja është e njëjtë si etapat e mëparshme dhe është hallka e fundit e zinxhirit të jetës.

Disa njerëz mendojnë se një gjë kur shkatërrohet apo dekompozohet nuk mund të rikthehet më në gjendjen e saj të mëparshme, por rikthimi i asaj që ka ekzistuar më parë është më i lehtë se ardhja e saj në ekzistencë pasi më parë ishte mosekzistente. Allahu i krijoi krijesat nga mosekzistenca dhe pa pasur për to shembull më parë, prandaj rikthimi i tyre nuk mund të jetë kurrë i pamundur për Atë.
Ringjallja për Allahun nuk është më e vështirë se krijimi. Ai që krijoi njeriun për herë të parë është krejtësisht i Ditur dhe i Plotfuqishëm që t’a rikrijojë atë përsëri.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Veprimi i tërheqejes që lehtëson lindjen - fakte shkencore në Kur'an

“Allahu na solli një shembull, “harroi” krijimin e Tij dhe tha: ‘Kush i ngjall eshtrat pasi ato të jenë bërë pluhur? Thuaju: I ringjall ato Ai (Allahu) i Cili i krijoi për herë të parë dhe Ai për çdo krijim është i Ditur.” (Jasin: 78-79)

Kur një ndërtues ndërton një shtëpi nga e para, arrin që edhe t’a rindërtojë atë në të njëjtën mënyrë apo edhe më të mirë se e para, nëse kjo shtëpi shembet.
Për një shpikës aparaturash riprodhimi është më i lehtë se shpikja e asaj aparature për herë të parë.
Pra nëse besojmë se krijesa ka aftësi t’a rikthejë produktin e saj pas shkatërrimit të tij, atëherë si mund t’i mohohet Allahut të përsosur fuqia dhe dituria për ringjalljen e krijesave?! Asnjë logjikë e mirë nuk mund t’ia mohojë Krijuesit suprem këtë realitet.

“Ashtu si e filluam krijimin edhe do ta rikthejmë atë. “ (Enbija: 104)

-Nëse Allahu dëshiron diçka mjafton të thotë “bëhu” dhe ajo do të bëhet në atë mënyrë dhe kohë që Ai dëshiroi:
“Urdhri i Tij kur dëshiron diçka është: ‘bëhu’ dhe ajo gjë bëhet menjëherë.” (Jasin: 88)

-Krijimi dhe ringjallja jonë nuk është më e madhe se krijimi i qiejve dhe i tokës:
“A nuk e dinë ata se Allahu i Cili krioji qiejt edhe tokën dhe nuk u lodh në krijimin e tyre ka fuqi t’i ringjallë të vdekurit ! Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. “ (Ahkaf: 33)

Argumente të tjera logjike për ringjalljen:

Argumenti i urtësisë dhe drejtësisë në krijim:
– Nëse nuk do të ekzistonte bota tjetër dhe ajo Ditë në të cilën njerëzve do t’u llogariten veprat e tyre atëherë ekzistenca e kësaj bote do të ishte një kotësi dhe e pavlerë. Por kjo është një çështje që nuk përputhet me urtësinë dhe drejtësinë e Allahut.

Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën pa qëllim, por ky është mendimi i atyre që nuk besuan.” (Sad: 37)

“A mos menduat ju o njerëz se Ne u krijuam juve pa ndonjë qëllim dhe se ju nuk do të ktheheni tek Ne!“(Mu’minun: 115)

“A mos mendon njeriu se ai nuk do të urdhërohet dhe ndalohet! “ (Kijame: 36)

Ai e krijoi njeriun me qëllime dhe e bëri atë një krijesë të ngarkuar me dispozita dhe me përgjegjësi. E lidhi këtë ngarkesë dhe përgjegjësi me llogarinë dhe shpërblimin. Ashtu si jeta që ka të mirën dhe të keqen e saj edhe nga njerëzit ka të mirë dhe të këqinj prej tyre, besimtarë dhe mohuesa, kundërshtarë dhe të bindur.
Allahu është i Drejtë dhe nuk mund të barazojë ndërmjet të mirit dhe të keqit, Urtësia e Tij kërkon që patjetër të jetë edhe një jetë tjetër në të cilën njeriu do të llogaritet dhe do t’i peshohen veprat me drejtësinë hyjnore, ku besimtari i bindur do të shpërblehet me xhenet dhe mohuesi e mëkatari do të shpërblehet me hyrjen në zjarr.

“Vërtetë Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve.” (Teube: 120)

“Kush veproi një të mirë sa grimca do ta marrë shpërblimin e saj dhe kush veproi një të keqe sa grimca do ta marrë ndëshkimin e saj.” (Zelzele: 7/8)

Njeriu mund t’a largojë nga vetja përkujtimin e botës tjetër, por kjo nuk e bën atë të jetë i justifikuar tek Allahu me paditurinë për të dhe as nuk e ndryshon realitetin e ardhjes së saj.

Tags:

Categories

Archives