Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Argetohej dhe pinte alkool…!?

Argetohej dhe pinte alkool…!?

keshilla alkooli
Një banor i Basrës është kthyer me anije në qytetin e vet gjatë udhëtimit është argëtu duke pirë alkohol dhe duke ndëgjuar këngë dhe muzik të robërve të vet. E ka pyetur një të varfër, besimtar I cili ka qenë me ta në anije: ‘A din ti djalë a ka diq më të mirë se kjo.?’
Ai u përgjigjë: ‘Une di diq që është më e mirë se kjo,’ dhe I ka lexuar fjalët e All-llahut subhanehu ve teala:
“Përjetimi i kësaj bote është pak, e për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë më e dobishme. Nuk do t’ju bëhet pa drejtë as sa fija. Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, po edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara”. ( En-Nisa,77-78 )

Duke i ndëgjuar këto fjalë Basriasi (banori i Basrës) e hudhi gotën dhe tha: ‘Vërtetë ajo është më e mirë se kjo. A ke edhe diq për të thënë.?’
‘ Po u përgjigjë besimtari dhe vazhdoi:
“E vërteta ju vie prej All-llahut të juaj, e kush don le të beson, e kush don le të mos besoj! Ne pabesimtarëve i kemi pregatitur zjarrin prej të cilit do t’i kaploj tymi prej të gjitha anëve.”
Kjo i ndikoi veqanërisht, e hudhi edhe alkoholin e mbetur, e theu tamburen në të cilën kishte alkohol dhe pyeti: ‘ O djalosh, a ka ndonjë dalje.?’
Në të cilë djaloshi lexoi ajetin Kur’anor:
“Thuaj: O robërit e Mij të cilët ndaj vetes keni gabuar, mos e humbni shpresën në mëshirën e All-llahut! Me siguri All-llahu të gjitha gabimet do t’i falë. Ai vërtetë shumë falë dhe Ai është i mëshirshëm.”

Kur e ndëgjoi këtë Basriasi (banori i Basrës) vikati me zë të lartë duke qare, të tjerët e shiqonin, ate pas pake e lëshoi shpirti duke shpresuar që All-llahu subhanehu ve teala ta mëshirojë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  MODALITETE TË RËNDËSISHME TË MIRËSJELLJES ME PRINDËR

Pra a ka kush qe pendohet ??

Tags:

Categories

Archives