Tuesday, 23/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Arabi Saudite, policia edukative mund të largojë rregullat për kohë të namazit


Arabi Saudite, policia edukative mund të largojë rregullat për kohë të namazit


arabia saudite

Sauditët mendojnë të largojnë rregullat mbi mbylljen e dyqaneve dhe bizneseve gjatë kohës së faljes së namazit pesë herë në ditë.

Policia edukative e Saudisë mund të largojë rregullin për mbylljen e dyqaneve në Mbretëri në kohën e pesë namazeve ditore, citohet të ketë thënë kreu i forcës Abdulatif Al Sheikh el-Shikh.

Të gjitha dyqanet në Arabinë Saudite, vendlindja e Islamit dhe eksportuesi më i madh i naftës, është dashur të mbyllen për gjysmë ore gjatë namazeve ditore.

Megjithatë, Al el-Sheikh, i emëruar në këtë post para një viti, tha se ai nuk mendon se është e nevojshme që dyqanet të mbyllen për një periudhë kaq të gjatë, në komentet e bëra për të përditshmen në gjuhën angleze Arab News, e cila është në pronësi të një princi udhëheqës.

Ai shtoi se pronarët e dyqaneve mund të falen në vendet e tyre të punës në vend që të shpenzojnë kohë duke shkuar dhe ardhur nga xhamia.

Policia edukative zbaton interpretimin e ngurtë të ligjit islam në Mbretëri./mesazhi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Djali i ish politikanit antiislamist e pranon Islamin gjatë një konference në EBA

Categories

Archives