Monday, 16/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Aplikacioni YouTube tani edhe për Xbox One


Aplikacioni YouTube tani edhe për Xbox One


YouTube mund të ketë munguar nga lista e aplikacioneve për Xbox One dhe PS4, por kjo tashmë nuk është për konsollën e ndërmarrjes Microsoft.

youtube shqip

Google ka lajmëruar që YouTube tani është në dispozicion për përdoruesit e Xbox One. Ndërfaqja e përdoruesit duket mjaft ngjashëm me versionin ekzistues për Xbox 360 dhe ai përfshin edhe kontrollimet me zë dhe navigacionin me gjeste që janë përmirësuar në krahasim me versionin paraprak të konsollës së ndërmarrjes Microsoft.

Vetëm duke thënë “YouTube” automatikisht shfaqen opsionet për kontrollim si play, pause dhe skip forward dhe mund të përdorni urdhrat me zë në cilëndo pjesë të aplikacionit. Sikur versioni 360, ju mund të përdorni gjeste për t’u zhvendosur përgjatë videove.

Aplikacioni YouTube i Google për Xbox One do të mbështes edhe kanale, abonime dhe videot në trend nga shërbimi. Ai do të jetë në dispozicion menjëherë në lëshim së bashku me Xbox One këtë të premte. Aplikacioni YouTube do të mbështes funksionin për të lëshuar videot nga një tablet drejtpërdrejt në konsollë.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Si do të duket iPhone 6?

Categories

Archives