Sunday, 21/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Ankthi është një sëmundje

Ankthi është një sëmundje

Ankthi

Ankthi është një sëmundje që shfaqet kur frika dhe shqetësimi i dikujt shndërohet dhe bëhet tepër i ekzagjeruar. Ankthi vjen si rezultat i frikës dhe parashikimit se diçka e keqe do të ndodhë. Ai paraqitet në shumë mënyra;

A. Ankthi prej vdekjes

Frika prej vdekjes, në vetvete nuk është sëmundje, bile nëse ajo e shtyn dikë që të shtojë veprat e mira dhe të nxitojë në punët e vlefshme, atëherë ajo mund të jetë diçka vërtet e lavdëruar. Megjithatë nëse frika prej vdekjes e pushton një person gjatë gjithë kohës, kur është duke ngrëne ose duke pirë, kur punon, kur shkon për të fjetur etj. atëherë ajo kthehet në sëmundje.

Ne duhet të kemi parasysh se frika prej vdekjes, marrë veçantë, nuk është diçka e lavdëruar.

Ibën Kajjimi e përmend këtë pikë në librin e tij, Zadul Mead (Përgatitja për Rikthimin):

I Dërguari i Allahut, paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, në predikimet e tij, nuk përqendrohej në faktin se vdekja është e pashmangëshme, as në argumentet që kanë të bëjnë me të. Ai nuk nuk ndalej shumë mbi jetën e trupit në varr, as në tema të ngjashme me të. Përkundrazi, ai përqëndrohej në çështje më të mëdha, si inkurajimi për të marrë dije të vlefshme, kryerja e veprave të mira, udhëzimi i njerzve dhe mësimi i fesë së vërtetë.

Më pas Ibën Kajjimi e kthen vëmëndjen tek oratorët dhe predikuesit e kohëve të mëvonshme, të cilët mësojnë përmëndësh disa formula duke harruar kuptimin e vërtetë të tyre. Përmend se si shumë prej tyre fillojnë direkt të flasin për vdekjen dhe përqendrohen në çështje të tilla, si do hanë krimbat trupat tanë pasi të vdesim. Kjo krijon në zemrat e dëgjuesve një frikë të dëmshme, jo frikë pozitive që inkurajon virtytet e larta dhe i shtyn njerzit të bëjnë vepra të mira.

Vdekja është diçka që besimtari disa here mezi e pret. Pejgamberi, paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush dëshiron ta takojë Allahun, Allahu dëshiron ta takojë atë, dhe kush urren ta takojë Allahun, Allahu urren ta takojë atë.”

B. Ankthi prej sëmundjes

Disa njerëz pikëllohen nga frika e madhe se mos sëmuren. Nëse ata kanë një dhimbje koke të lehtë frikësohen se mos është hemoragji në tru. Ata imagjinojnë se çdo dhimbje barku është një lloj dështimi. Vazhdimisht ata janë të shqetësuar se mos marrin ndonjë sëmundje serioze.

Një frikë e tillë prej sëmundjes është vet sëmundje, dhe në të vërtet mund të jëtë shumë më serioze se sëmundjet që shkaktojnë dhimbje trupore.

Ka pasur raste kur është menduar se dikush vdiq prej mortajës por, kur i kanë bërë autopsinë është bërë e qartë se trupi s’ka pasur asnjë lloj infeksioni. Ka qenë frika e fortë prej mortajës që ka shkaktuar tek ai simptoma të ngjashme me të sajat dhe përfundimisht vdekjen.

C. Ankthi prej dështimit

Shumë njerëz nuk janë në gjëndje të merren me studime, me tregëti ose biznes, ose të thërasin të tjerët në Islam për shkak të frikës nga dështimi.

Një frikë e lehtë prej dështimit mund ta shtyjë dikë që të studjojë dhe ta programojë mirë punën e tij, kështu ai mund ti arrijë qëllimet me sukses. Ajo bën që një person të konsultohet kur është e nevojshme e mos të ngutet ku s’duhet.

Mirëpo, kur kjo frikë rritet deri në atë shkallë sa që kalon në sëmundje, atëherë ajo bëhet pengesë dhe nuk e lë njeriun të eci përpara. Një frikë e tillë, pa dyshim, është sëmundje që duhet kuruar.

D. Ankthi prej përgjegjësisë

Ka njerëz që e urrejnë përgjegjësinë, të tillët e vonojnë martesën për shkak se nuk duan të kenë në përgjegjësi një familje. Ata nuk duan të kenë një punë të vazhdueshme, nuk pranojnë të merren me nxënës për të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi, kështu heqin dorë prej mësimdhënies. Të tillë nuk duan të mbajnë përgjegjësi për askënd.

E. Ankthi i të menduarit vet

Shumë njerëz kanë frikë të mendojnë vet rreth çështjeve që i rrethojnë. Ata kanë frikë ti zgjidhin vet problemet. Gjithmonë i shohin gjërat vetëm në sipërfaqe, pa ju futur ndonjë hulumtimi në thellësi. Nëse një person i tillë lexon një libër, ai kurrë nuk logjikon mbi të, nuk mendon mbi argumentet apo informacionet e paraqitura në të. Ky person nuk arrin të përcaktojë nëse përfundimet janë të sakta dhe nëse argumentet e dhëna kanë baza apo jo. Ai nuk preokupohet të zbulojë se deklarimet e bëra në të janë të vërteta apo thjesht spekulime, as nuk i kushton rëndësi faktit se autori e ka trajtuar temën në detaje të mjaftueshme apo jo. Ai kënaqet duke pranuar në mënyrë pasive atë që lexon.

Personi i tillë pranon pa bërë kritikë ç’ka i thotë një njeri çfardo, një pjestar i familjes, një grup apo shkollë pa e gjykuar vet çështjen.

Categories

Archives