Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Anija Dragon ankorohet në Stacionin Orbital


Anija Dragon ankorohet në Stacionin Orbital


anijaAjo është planifikuar të qëndrojë në stacion për tre javë, si pjesë e një misioni furnizimi

Anija e telekomanduar e hapësirë, Dragon u ankorua në Stacionin Orbital Ndërkombëtar, pasi inxhinierët ndreqën një problem që vonoi ankorimin me një ditë.

Dragon u kap nga krahu robotik i stacionit sot paradite.

Anija në pronësinë e kompanisë private SpaceX, hasi problem pas nisjes të premten. Pak minuta pas nisjes, themeluesi i SpaceX njoftoi se tre nga katër pedaljet e manovrimit nuk u aktivizuan normalisht. Inxhinierët më pas arritën t’i vënë ato në funksionim të plotë.

Dragon është planifikuar të qëndrojë në stacion për tre javë, si pjesë e një misioni furnizimi.  Kapsula ka pajisje shkencore, ushqim dhe pjesë këmbimi për stacionin me gjashtë persona në bord dhe do të kthehet në Tokë me mostra dhe sende të tjera.

Burimi:zeriamerikes/

 

 

Një shkrim tjetër i dobishëm  Samsung Galaxy S4 ka ekranin më të mirë

Categories

Archives