Wednesday, 29/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Angazhimi dhe mesazhet e Myftiut Tërnava për unitet fetar e politik në Luginën e Preshevës i kontribuan proceseve


Angazhimi dhe mesazhet e Myftiut Tërnava për unitet fetar e politik në Luginën e Preshevës i kontribuan proceseve


naim ternava

Preshevë (AIP), 29 gusht  -“Tërnava nuk lejon Bashkësinë Islame të Preshevës nën Serbi”, “Myftiu Tërnava: Lugina duhet të shikoj kah Prishtina”, “Myftiu Tërnava kërkon unitet nga hoxhallarët e Luginës..” “,  “Hoxhallarët e Luginës së Preshevës tradhtojnë myftiun Tërnava e thejnë unitetin”…janë këta vetëm disa tituj që i hasëm në mediat tona shqiptare në Kosovë e Shqipëri që kishin shkruar për qëndrimet e myftiut kosovar,  pas një sër vizitash të kryetarit të BIK-së, Mr. Naim Tërnava në Luginën e  Preshevës.

Ragime te Beogradit me rastin e Luginës: Tërnava po përzihet në punët e brendshme të Serbisë
Kryetari i BIK, Naim Tërnava i cili kishte vizituar dis aherë Luginën e  Preshevës me mision  për të ofruar hoxhallarët mes veti, ishte shprehur qartë se “BIK nuk do të tolerojë ndërkëmbjen e komuniteti myslimanë në Luginën e Preshevës. Bisedimet dhe konkluzionet e nga takimet me imamët e Luginës së Preshevës janë të suksesshme se kemi arritur ta formojmë Grupin Punues që do të punojë në përgatitjen e statutit të bashkësisë islame për Luginë të Preshevës me qëllim të funksionimit të jetës fetare në Luginë të Preshevës”

Në vazhdim kryetari i BIK-së Tërnava tha se Lugina e Preshevës është pjesë e Republikës së Kosovës dhe se BIK nuk heq dorë nga ky rajon, sepse edhe vetë popullata është deklaruar me Referendum për bashkëngjitje Kosovës dhe se nuk lejojmë që Bashkësia Islame e Luginës së Preshevës të inkuadrohet në bashkësitë tjera të Sanxhakut e të Serbisë.

Myftiu Tërnava kërkon unitet nga hoxhallarët e Luginës…!

Radhës së atyre që bëjnë thirrje që Lugina e Preshevës të kthehet kah Kosova, i është bashkangjitur edhe myftiu i Republikës së Kosovës, Mr. Naim Tërnava. Në një intervistë dhënë agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”, ai është shprehur qartë duke porositur shqiptarët e Luginës që ata të kthehen kah Prishtina.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Siguria e të gjithë qytetarëve është prioritet i policisë dhe xhandarmerisë

Në pyetjen se cila është porosia e tij për qytetarët e Luginës së Preshevës, ka duhet ti kthejnë ata antenat?, ai është përgjigjur: “Unë mendoj se kjo pyetje e ka përgjigjen e pastër dhe të vetme,pasi që jam i bindur që nuk ka asnjë shqiptarë atje në Luginë të Preshevës që nuk dëshiron që ne të jemi të bashkuar,dhe ne me mundësitë dhe potencialin të cilin e kemi po mundohemi që të bashkërendisim punët me Luginën e Preshevës,të bashkëpunojmë me imamët,me këshillat e bashkësive islame në Preshevë Medvegjë e Bujanoc dhe ne asnjëherë nuk do të heqim dorë nga Lugina e Preshevës-Kosova Lindore, pasi që ajo është pjesë e pandarë e trupit tonë ndaj edhe në aspektin fetarë ne do të jemi gjtihmonë atje pasi që ajo është thjeshtë pjesë e jona.” Këto deklata të myftiun Tërnava kishin sdhkaktiar reagime dhe nervozizëm edhe në Serbi, ku nuk mungun as ragime te Beopgradit se Tërnava po përzihet në punët ebrendshme të Serbisë”

Categories

Archives