Tuesday, 19/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Anethum graveolens (kopër,i)

Anethum graveolens (kopër,i)

 

Anethum graveolens (kopër,i)

Finoku është fruti i bimës së Koprës, bimë barishtore, e pasur në vitamina “C” dhe “E” si dhe dallohet për praninë e madhe të përmbajtjes minerale (Na, Ca, Ka, Mg etj.)

Me farat e finokut mund të bëhet çaj i mrekullueshëm aromatik, duke marrë një lugë kafeje me fara finoku të shtypura mirë dhe të hedhura në ujin që valon për dhjetë minuta në një xhezve. Më pas lihet të ftohet e filtrohet lëngu.

Finoku mund të përdoret edhe për spazmat intestinale dhe të shkuarat e barkut të fëmijëve.

Gjithashtu, mundësia e trajtimit të gjendjeve inflamatore të rrugëve të frymëmarrjes ka bërë që finoku të konsiderohet me veprim efikas për format e ndryshme të katarit dhe kollën. Si qetësues i mrekullueshëm për kollën, falë të tilla veçorive antiseptike, finoku kufizon agjentët e jashtëm patogjenë.

Ziejmë ujin në zjarr me një xhezve, duke hedhur gjethe finoku të grira sa të kapin gishtat. I lemë për rreth 10 minuta në zierje. Masa vendoset në një enë të vogël, nga ku mund të marrim frymë duke thithur avujt. Nëse ke infeksion të qepallave të syve, atë mund ta lehtësosh me anën e gjetheve të ziera të finokut, masa e qulltë e të cilave vendoset mbi qepallat, sigurisht pasi të jetë lenë për t’u ftohur disa minuta në qetësi. Nuk duhet harruar se veprimi antimikrobik i finokut shfaqet kundër një numri të konsiderueshëm bakteresh, si stafilokoku dhe E. coli. Finoku këshillohet në përdorimet e dietologjisë për përmbajtjen e tij të ulët ka-lorike. Ai duhet marrë seriozisht për efektivitetin e tij për rënien në peshë.

Tags:

Categories

Archives