Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ananasi

Ananasi

– Pavarësisht se e ka origjinën në Amerikën e Jugut, sot kultivohet gati në të gjitha vendet tropikale dhe subtropikale. Është i pasur me vitamina C, B1 dhe B2, fosfor, kalcium, hekur dhe fibra. Ka karakteristika të fuqishme diuretike dhe antiinflamatore. Ideale do të ishte të konsumohej i freskët, sidomos pas një vakti të rëndë pasi ndihmon në zbërthimin e yndyrnave dhe albuminave.
Shembuj gatimi
– Ananasi mund të konsumohet i freskët, i prerë në feta. Duhet pasur kujdes, pasi trungu i mesit nuk është i ngrënshëm. Përveçse i freskët, ananasi mund të përdoret në ëmbëlsira, në sallata dhe si shoqërues i pjatave me mish pule.
– Sallatë me ananas dhe mollë
Ingredientët e kësaj sallate përfshijnë 4 mollë golden, 200 g ananas, 125 g djathë, sallatë jeshile, lëng limoni, vaj dhe kripë. Presim mollët dhe ananasin në copa të vogla, e më pas i përziejmë me pjesën tjetër të ingredientëve.

Categories

Archives