Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Analizat shkencore vërtetojnë se Guri i Zi ne Qabe është nga Xhenneti



Analizat shkencore vërtetojnë se Guri i Zi ne Qabe është nga Xhenneti

Në vitin 1853 derisa në Britani qëndronte Imam Muhamed Abduhu, ai në një nga universitetet e Britanisë kishte mbajtur një ligjëratë. Në atë ligjëratë kishte folur për mrekullinë shkencore të disa Haditheve të të Dërguarit a.s., e në mesin e shumë Haditheve ishte edhe Hadithi i cili, vërteton se Guri i zi është nga Xhenneti. Në mesin e shumë të pranishmëve kishte qenë një nga orientalistët, i cili, ishte armik i përbetuar i Islamit, kur dëgjoi këta sqarime mbi mrekullinë e disa Haditheve, e, me theks të veçantë të Hadithit në lidhje me Gurin e zi. Ai, vendosi që këta pohime të Abduhus ti demanton edhe atë, të vjedhë një pjesë të Gurit të Zi, pastaj të bënë analiza shkencore, të cilat, do ta përgënjeshtrojnë Hadithin e të Dërguarit të All-llahut dhe ta vërtetojnë se Guri i zi nuk është asgjë tjetër përpos një gur Bazelit i zi, të cilin, rrënimet e shiut e kanë sjellë në atë vend.
Ky orientalist mendimin tij se, Guri i zi nuk është nga Xhenneti, me të madhe e përhapte në shumë universitete evropiane në të cilat, mbante ligjërata. Për realizimin e ëndrrës së tij, respektivisht, për të arritur deri te një pjesë e Gurit të zi, ai, përgatiti plan të hollësishëm. Ky orientalist u morë vesh me kryetarin e Shoqatës Mbretërore Britanike të Gjeografisë, që të përgatitin një person i cili, do të bëjë vjedhjen e një pjese të Gurit të Zi, andaj u pajtuan që t’i paguajnë para të majme njërit nga oficerët të Shërbimeve Sekrete të Britanisë, Riçard Fransis oficer i paguar për këtë qëllim, brenda tetë viteve mësoi gjuhën arabe, pastaj u vendos në Maroko, e prej Marokos me haxhijt e Marokës udhëtoi dhe arriti në Egjipt kinse është një nga haxhijët e Marokës. Kështu që, prej Egjiptit si haxhi udhëtoi për në vendet e shenjta. Një natë u largua nga shokët e tij nga Maroko dhe Egjipti, gjatë natës, pasi u vërtetua se rreth Qabes nuk kishte njeri, shfrytëzoi këtë rast dhe shkoi te Guri i zi, nxori një mjetë të mprehtë dhe të fortë, me të cilin në mënyrë të shpejt theu dhe mori me vete një pjesë të Gurit të Zi. Pasi ia arriti qëllimit të tij, ai, menjëherë u largua nga Mekkeja dhe shkoi në Konsullatën e Britanisë në Xhedde. Atje u prit si një hero. Të përmendim se, ajo çka i ndihmoi që me lehtësi ta nxjerrë pjesë nga Guri i zi, është se ky gurë dy herë më parë ishte thyer, hera e parë ishte në kohën Ebrehas, respektivisht, pesëdhjetë ditë para se të lind Pejgambei a.s, vit ky e cili njihet në histori si ‘ Viti i Elefantit’, në këtë ngjarje Guri i Zi ishte copëtuar në 14 copë – pjesë. Kurse hera e dytë është në periudhën e Karamitëve mes viteve 317-339 h , në këtë ngjarje Karamitët dorëzuan 8 pjesë të Gurit të Zi.

Pjesa e Gurit të Zi nga Xheddja u transferua në Britani, respektivisht, në Shoqatën Mbretërore Britanike të Gjeografisë, në punëtorit – laboratorikë e kësaj shoqate mbi pesëmbëdhjetë (15) dijetarë ekspertë për më shumë se gjashtëdhjetë ditë (60) bënë analizat e Gurit të zi. Pas të gjitha analizave shkencore mbi Gurin e zi, dijetarët përfunduan me rezultatin dhe konkluzionet se, ky gur nuk është nga gurët e tokës, nuk është gurë Bazelit, e as pjesë e ndonjë meteori, por guri i tillë është i ardhur nga qielli, sepse, përmbajtjen dhe specifikat që i përmban Guri i zi nuk përputhen me përmbajtjet dhe veçorit të cilat gjenden në gurët dhe meteorët, andaj detyrimisht ky gur është nga qielli.

Riçard Fransis oficer në Shërbimet Sekrete Britanike i cili vodhi pjesë nga Guri i Zi në shenjë armiqësie dhe smire ndaj Islamit, kur kuptoi për rezultatet e bëra nga dijetarët Britanikë, dhe se Hadithet e Pejgamberit a.s. ishin të vërtetë, ai së bashku me pesëmbëdhjetë (15) dijetarët tjerë përqafuan Islamin për fe të tyre. Këto tentime për demantimin e saktësive të Haditheve të Pejgamberit a.s. ai do ti shkruaj në librin e tij me titull “Udhëtimi im për në Mekke”. Riçard Fransis pasi pranoi Islamin u largua nga Britania dhe u vendos në vendet Arabe, dhe atje qëndroi deri në vdekjen e tij në vitin 1890. Kurse pjesa e vjedhur nga Guri i Zi, sot e kësaj dite ruhen në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër.[4] [1] Muslim, nr, 1270.

[2] Mendoj, se, brendia e Gurit të Zi tashë është i zi, e kanë nxirë mëkatet e njerëzve pamjen e jashtëme dhe brendësin e Tij. Këtë konstatim e mbështeti në atë,se, sa herë që mbi Gurn e Zi dikush bënte krim dhe e nxjerëte dhe e thenin, si p.sh. Keramitet në vitin 317-339h dhe Riçard Fransis në vitin 1853, në këto raste nuk është përmendur se brendia e Tij është e bardhë, por theksohej se është gur i zi.





[3] Ez-Zerkeshiju. . Muhamed b. Abdulla, Ië’lamu saxhid bi ehkamus saxhid, fq,203.

[4] (Nexhxhar. Zaglul, http://www.elghad.com)