Sunday, 17/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Amerikë, mësuesve u lejohet të bartin armë

Amerikë, mësuesve u lejohet të bartin armë

Shteti amerikan i Dakotës Jugore ka miratuar një ligj, i cili u lejon qarqeve shkollore të armatosin mësuesit dhe stafin tjetër të shkollave.

Mbështetësit e ligjit thonë se ai do të parandalojë të shtënat masive, të tilla si masakra e dhjetorit në një shkollë fillore në Konektikat, ku janë vrarë 26 persona, shumica nga ta fëmijë.

Masa nuk i detyron qarqet shkollore të armatosin stafin, por u mundëson atyre të vendosin vetë. Ajo do të hyjë në fuqi në muajin korrik.

Miratimi i saj ndodh në mesin e një debati të nxehtë në Shtetet e Bashkuara në lidhje me kontrollin e armëve. Burimi:kohaislame/

kohaislame

Categories

Archives