Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Amerika është “çmendur”, e me të edhe pjesa tjetër e botës!


Amerika është “çmendur”, e me të edhe pjesa tjetër e botës!


amerika

Numri i amerikanëve me ilaçe antidepresantë po rritet me shpejtësi, ndërsa numri i atyre të cilët janë shpallur mentalisht të sëmurë është dyfishuar në njëzet vitet e fundit. Shkak i “çmendurisë” janë punët që nuk motivojnë, shkollat e mërzitshme dhe shoqëria sterile. Telegrafi sjell të dhënat tronditëse të studimit të institutit Gallup. Shpesh mund të dëgjoni tezën se shoqëria e sotme ka humbur kontaktin me realitetin, se njerëzit janë larguar nga njëri-tjetri, se ka mungesë të përgjithshme të njerëzores në 10-15 vitet e fundit. E gjithë kjo mbetet në vlerësime arbitrare që zgjasin për aq kohë sa një tekst në media.

Pra, një ose dy ditë. Por, problemi është shumë më i madh. Për të mos mbetur vetëm në fjalë e në teori, për këtë u kujdes agjencia për hulumtime Gallup, studimi i fundit i së cilës tregon se madje 70 për qind e amerikanëve e urrejnë punën e tyre. Po të ishte vetëm kjo, ky nuk do të ishte problem, por një seri i trendëve negativ vërtetojnë se teoritë për shoqërinë nuk janë fjalë boshe. Në njëzet vitet e fundit, numri i amerikanëve në antidepresantë është rritur për 400 për qind. Mbi 60 për qind e amerikanëve marrin ilaçe të tilla për më shumë se dy vjet, sidomos ata të moshës 18-44 vjeçare. Por, ky nuk është fundi i shifrave tragjike.

Numri i vetëvrasjeve në mesin e personave 35-64 vjeçarë është rritur me 28 për qind në dhjetë vitet e fundit. Dhe, këtu kemi ardhur përsëri te ajo se rritet numri i njerëzve që u mërzitet puna që bëjnë. Ky është mesazhi i qartë i faktit se shumë njerëz janë të pakënaqur me mënyrën e sotme të jetës dhe se çdo mburrje dhe “rrahje krahësh” se si kemi përparuar si shoqëri, neglizhon të vërtetën se çfarë po ndodhë. Vazhdimisht flitet se shoqëria duhet të zhvillohet në mënyrë që të gjithë të jenë të kënaqur me jetën dhe punën që bëjnë, por e vërteta po del ndryshe. Në vend të kësaj del se në qoftë se ju doni të fitoni një rrogë të mirë, duhet që ndaj dikujt gjithnjë të dëshmoheni, të arsyetoheni, të ulni kokën dhe të përpini turli budallallëku për t’u bërë dikush që nuk jeni. Për shkak të këasj, Amerika u përball me gjëra të pakëndshme të shkaktuara nga sistemi i kalbur që shtypë popullin çdo ditë. Numri i amerikanëve të cilët për shkak të problemeve të shëndetit mendor nuk mund të bëjnë asgjë, është dyfishuar në njëzet vitet e fundit. Në vitet ’80 të shekullit të kaluar një në 184 amerikanë kishte ndonjë diagnozë psikologjike, e sot një në 76. Të gjithë prej tyre jo vetëm se kanë një çrregullim mendor, por hyjnë në kategorinë e njerëzve të cilët mund të marrin ndihmë financiare nga qeveria për shkak se nuk mund të punojnë, gjë që rëndon buxhetin. Për disa kjo mund të tingëllojë si pretendim, por shkaktarë të këtyre çrregullimeve mendore janë gjërat tipike në mjedisin tonë. Në thelb, janë njerëzit ata të cilët thjesht nuk mund të përshtaten me punën uniforme dhe disi robotike, si dhe me mjedisin social në të cilin ata e kalojnë kohën e tyre. Ata janë të ballafaquar me problemin se si t’i kushtojnë vëmendje punëve që nuk i motivojnë, shkollave të mërzitshme dhe shoqërisë sterile së cilës çdo gjë njerëzore i pengon. Prandaj, nuk është çudi që është në rritje numri i njerëzve me depresion, jofunksional dhe të pakënaqur. Nëse ky studim do të bëhej në tërë botën, do të tregohej se ky trend i zi nuk e veçon vetëm Amerikën. Ajo çfarë është vërtet shqetësuese është se në mesin e amerikanëve të cilët janë deklaruar me aftësi të kufizuara për shkak të gjendjes mendore, është një numër i madh i të rinjve, adoleshentëve dhe studentëve. Shoqëria para se ata të dinë se çfarë do të bëjnë me jetën, i maltreton me normat e suksesit dhe të popullaritetit, e për shkak të presionit të tillë thyhen para se të kenë shansin të tregojnë se çka dinë. Sëmundjet mendore janë përhapur si një epidemi, ndërsa psikiatrët paralajmërojnë se ajo nuk mund të ndalet me ilaçe, por me ndryshime sistematike në shoqërinë që nuk duhet të jetë shkaktar i këtyre shifrave. Ndryshimet kanë çuar në tendencat e tilla që nuk thonë asgjë të mirë rreth qytetërimit modern. Me një turmë të njerëzve të dëshpëruar dhe të pakënaqur që krijon shoqëria e sotme, është vështirë për të bërë një ndryshim për të mirë. Ndaj, të shpresojmë se ne nuk jemi të vetëm, për të mbajtur vetëm gishtat e për të shpresuar se nuk do të “cokatemi” që të gjithë. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Koreja e Veriut përshkallëzon kërcënimet

Categories

Archives