Saturday, 22/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ambasadorët e OSBE ndjekin situatën në Luginë

Ambasadorët e OSBE ndjekin situatën në Luginë

presheva

Rreth 25 ambasadorë të OSBE-së nga Vjena të akredituar nga shtetet e Evropës kanë vizituar Luginën e Preshevës.

Ambasadorët e OSBE-së janë takuar në Bujanoc me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ate të Preshevës, Ragmi Mustafa, kryetarin e kuvendit komunal të Bujanocit Jonuz Musliu, kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq si dhe të gjithë liderët politik shqiptar të Luginës së Preshevës.

Qëllimi i këtij takimi ishte gjendja politike dhe e sigurisë në Luginë të Preshevës. Kryetari i komunës së Bujanocit, ka pasur rastin që të 25 ambasadorëve të OSBE-së, të i’a paraqesë platformën poltike të shqiptarëve të Luginës e cila është miratuar nga tri kuvendet, ai i Preshevë, Bujanocit dhe Medvegjës.

Ndërkaq kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Zoran Stankoviq, tha se ne kemi njoftuar ambasdorët se cfarë është duke organizuar qeveria e Serbisë me liderët politik të Luginës.

“Qëllimet e këtij takimi ishin që ti njoftojmë me aktivitet te cila qeveria e serbis është duke organinizuar me liderët politik te luginës së preshevës dhe ajo qka është biseduar është 7 pikat të cilat janë kërkuar nga liderët politik shqiptar,dhe ne jemi munduar ti bisedojm me qeverin e sërbis në mënyr që të arrim rezultate konkrete dhe tek realizimi i te gjitha maveshjeve dhe jo vetëm të njihet serbia por dhe vendet ndërkombëtare.

Së bashku me qytetarët e këtij vendi dhe liderët institucional ti definojm problemet me qëllim që ti zgjidhim ato ,ku edhe qytetarët e këtij vendi të ken të drejta të si gjith qytetarët e Serbis” tha Stankoviq.

Ndërkaq para takimit me ftesë të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, në kabinetin e tij është zhvilluar një takim me liderët politik të Preshevës dhe Bujanocit.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Nga policat kufitare, Kosova për 8 muaj fiton 13 milionë euro!

Qëllimi i këtij takimi ishte parapërgatitje për takimin me 25 ambasadorët e OSBE-të akredituar në Vjen, që kanë vizituar sot komunën e Bujanocit. (R.Demiri/INA)

Categories

Archives