Sunday, 22/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Amaneti i mbretit

Amaneti i mbretit

amaneti

E para: Të mos e bartin kufomën time pos mjekët dhe askush pos tyre.
E dyta: Rrugës prej vendit të vdekjes-deri tek varrezat të hedhin copa ari, argjendi, diamante, të cilat i kam mbledhur gjatë gjithë jetës.
E treta: Kur ta ngrini kufomën time lart në tabut, m’i nxirrni dy duart e mia jashtë qefinit dhe të varura.
Kur mbreti mbaroi amanetin e tij, u ngrit gjenerali dhe puthi dy duart e tij, i afroi afër gjoksit të vet, e pastaj tha: Do të shkojnë në vend amanetet e tua dhe pa asnjë mangësi, por zotëria im, më trego enigmën e këtyre tre amaneteve?
Mbreti mori frymë thellë dhe u përgjigj: Dëshiroj që botës t’i jap një mësim që unë nuk e kam kuptuar deri më tani.
Sa i përket amanetit të parë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se kur vjen vdekja nuk mund ta largojnë mjekët, të cilëve kur (ne) sëmureshim iu drejtoheshim, se jeta e shëndeti janë pasuri që nuk mund t’i dhurojë dikush nga njerëzit.
Sa i përket amanetit të dytë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se çdo kohë që kemi harxhuar në mbledhjen e pasurisë nuk ka qenë pos hi e pluhur dhe se ne nuk marrim me vete as copëzat e arit.
Sa i përket amanetit të tretë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se ne kemi ardhur në këtë botë duarbosh dhe do ta lëmë ashtu, duar bosh!
Kjo është bota.
A ka kush mediton?!

Përktheu: Valdet Kamberi

Një shkrim tjetër i dobishëm  Informata të shkurtëra rreth Xhamisë el-Aksa
Tags:

Categories

Archives