Tuesday, 14/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Amaneti i mbretit (Dëshiroj që botës t’i jap një mësim që unë nuk e kam kuptuar deri më tani)



Amaneti i mbretit (Dëshiroj që botës t’i jap një mësim që unë nuk e kam kuptuar deri më tani)

Amaneti i mbretit

E para: Të mos e bartin kufomën time pos mjekët dhe askush pos tyre.
E dyta: Rrugës prej vendit të vdekjes deri tek varrezat të hedhin copa ari, argjendi, diamante, elmaze të cilat i kam mbledhur gjatë gjithë jetës.
E treta: Kur ta ngritni kufomën time lart në tabut, m’i leni dy duart e mia jashtë qefinit dhe të varura.

Kur mbreti mbaroi amanetin e tij, u ngrit gjenerali dhe puthi dy duart e tij, i afroi afër gjoksit të vet, e pastaj tha: Do të shkojnë në vend amanetet e tua dhe pa asnjë mangësi, por zotëriu im, më trego enigmën e këtyre tre amaneteve?

Mbreti morri frymë thellë dhe u përgjigj: Dëshiroj që botës t’i jap një mësim që unë nuk e kam kuptuar deri më tani.

Sa i përket amanetit të parë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se kur vie vdekja nuk mund ta largojnë mjekët, të cilët kur (ne) sëmureshim iu drejtoheshim atyre, se jeta e shëndeti janë pasuri që nuk mund t’i dhurojë ato dikush nga njerëzit.

Sa i përket amanetit të dytë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se çdo kohë që kemi harxhuar në mbledhjen e pasurisë nuk ka qenë pos hi e pluhur, dhe se ne nuk marrim me vete as copëzat e arit.





Sa i përket amanetit të tretë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se ne kemi ardhur në këtë botë duarbosh dhe do ta lëmë ashtu, duarbosh!

Kjo është bota. 
A ka kush mediton?!!!

Përktheu: Valdet Kamberi





Categories

Archives