Tuesday, 22/8/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Aloe vera

Aloe vera

aloe vera
Lengu i aloe-s eshte nje ilac natyral shume i rendesishem qe del nga bima e aloe vera-s.

Jane te shume njerezit qe pohojne te mirat e saj te shumta persa i perket semundjeve: te tilla si kapslleku, djegjet ne stomak, kolesteroli i larte, diabeti dhe infeksioni i kyceve.
Nga ana tjeter duket se ajo ka edhe efektin e lehtesimit te dhimbjeve te brendshme.
Por nese aloe merret rregullisht duket se eshte e dobishme edhe per stimulimin e sistemit imunitar, gje e nevojshme ne kete periudhe te vitit dominuar nga gripi sezonal si ftohjet dhe kollitja.
Nese merret ne periudhe afatgjate rrit edhe fuqine muskulore dhe permiresimin e gjendjes shendetesore, si dhe bukurine e lekures dhe te flokeve.
Sic ndodh shpesh, megjithate kur flitet per ilace natyrore, nuk ekzistojne akoma studime shkencore qe deshmojne vlefshmerine e tyre, keshtuqe me siguri lengu i aloes nuk mund dhe nuk duhet te zevendesoje trajtimin mjeksor (si per shembull ai i diabetit, apo kolesteroli i larte), por me siguri mund te jete e dobishme si mbeshtetje plotesuese, ose si forme e parandalimit ne nje regjimi te stilit te jetes se shendetshme.
Kerkimet shkencore te bera deri me tani jane vetem paraprake, akoma nuk jane mbeshtetur nga testimet klinike tek njeriu. Disa teste laboratorike mbi qelizat humane, kane identifkuar ne lengun e aloe vera-s, nje substance e afte per te rritur aktivitetin e NF-kappa B (nje kompleks i proteinave qe ka treguar se ka nje rol kyc ne proceset imunologjike). E njohur si aloeride, kjo substance eshte klasifikuar si nje polisakaride (nje lloj karbohidrati).
Se fundi, per te dalluar lengun e aloes nga xheli aloe vera (zakonisht perdoret per aplikime aktuale si, ne rastin e djegjes nga dielli).
Ku mund ta gjeni? Me siguri ne farmaci, por edhe ne dyqanet dhe supermarket ushqimore,natyrisht edhe ne librari islame…

Një shkrim tjetër i dobishëm  Trendafili i egër dhe përdorimi i tij

Categories

Archives