Thursday, 21/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Aloe Vera – shëron djegiet në lëkurë

Aloe Vera – shëron djegiet në lëkurë

 Aloe Ver3a – shëron djegiet në lëkurë
Xheli i Aloe Vera-s përmban përbërës aktiv, që shërojnë djegiet. Aplikojeni këtë xhel në zonën me probleme dhe lëkura juaj do të shërohet më shpejt.
Më shumë se 75 ushqyes dhe 200 përbërës aktivë, përfshirë mineralet (kalcium, hekur, kalium, krom, selen, natrium), vitaminat A, B, C, D, E, fibrat, enzimat dhe antioksidantët. Në mesin e substancave më interesante që kjo bimë është e pasur, është edhe karbohidrat kompleks, acemannani, i cili duket të ketë përfitime të mahnitshme për stimulimin e mbrojtjes natyrale të trupit. “Lëngu i aloe verës merret në ‘lëkurën’ e gjethes së kësaj bime, ndërsa ajo përmban disa substanca, të cilat kanë një efekt laksativ”, shpjegon Fabio Firenzuoli, drejtori i Qendrës për Mjekësi Integruese në spitalin “Careggi”.

Lëngu i aloe verës ka një shije të ngjashme si ajo e qitros; është një lloj shije tropikale, e cila e bën atë shumë të mirë në stinën e verës, veçanërisht nëse pihet i ftohtë.
“Aloe vera mund të ketë efekte vërtet të fuqishme te disa sëmundje”, thotë Cyrus Vestita, profesor i mjekësisë bimore në Universitetin e Pizës. “Është e jashtëzakonshme për të luftuar gastritin dhe refluksin gastroezofageal, sepse ka një efekt zbutës te lëngjet e stomakut, ndërsa redukton shumë simptoma të dhembjes së tij”.

Por jo vetëm. Lëngu i aloe verës është në gjendje të normalizojë vlerat e kolesterolit dhe të sheqerit, ndërsa vepron në shërimin dhe rregullimin e funksionimit të zorrëve.

Categories

Archives