Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën!

Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën!

Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën! Largimi i një mbeturine nga rruga është lëmoshë. Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është lëmoshë e bekuar dhe dashuri e sinqertë. T’i dalësh në ndihmë një besimtari, më e vlefshme te Zoti se të falesh 30 ditë në xhaminë e shenjtë të Profetit Muhamed a.s. Një orë përsiatje, më e vlefshme se falja tërë natën. Muhamedi a.s. u dërgua VETËM si mëshirë për botët e jo dënim për ta. Pastërtia është nga imani. Veprat e mira i shlyejnë të këqijat. Kush nuk dëshiron për vëllain e tij atë që do për veten nuk është nga shpirtrorët e lartë. Poashtu kush nuk e mëshiron të voglin dhe nuk e nderon plakun. Me butësi arrihet ajo që nuk arrihet me vrazhdësi. Përgëzoni dhe mos neverisni, lehtësoni mos vështirësoni. Nga dashuria u krijuan botët, jo nga nevoja e Dashurisë. Ngase Allahu është Dritë mbi Dritë. Prej Tij vjen drita dhe e mira. Mëshira dhe qetësia. T’i shkosh Zotit me dashurinë dhe kontemplimin e thellë. Jo nga tradita apo nevoja psikologjike, kjo është parajsa dhe kjo është jeta.

Agron Islami

Një shkrim tjetër i dobishëm  Hadithe mbi moralin

Categories

Archives