Thursday, 25/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Alkooli shkaktar për shumë sëmundje !!!


Alkooli shkaktar për shumë sëmundje !!!


Më poshtë është një listë e thjeshtë e cila tregon disa prej sëmundjeve të lidhura me alkoolin:
1. Cirroza e mëlçisë është ndër sëmundjet më të njohura e ndërlidhur me alkoolizmin.
2. Sëmundje të tjera janë Kanceri i Ezofagëve, Kanceri i Kokës dhe Qafës, Kanceri i Mëlçisë, Kanceri i Zorrëve, etj.
3. Ezofagu, Gastriti, Pankreasit dhe Mahisjet e Mëlçisë janë të lidhura ngushtë me konsumimin e alkoolit.
4. Sëmundja e muskulit të zemrës, tensioni i lartë, mbyllja e venave, Angjina dhe Sulmi në Zemër janë të lidhura me konsumimin e shumtë të alkoolit.
5. Goditja (pika në tru), apopleksi (damlla), hutimet epileptike dhe llojet tjera të ndryshme të paralizës janë të lidhura me konsumimin e alkoolit.
6. Dëmtimet e nervit të Sistemit Periferik të Nervozes, devijimi ose zvogëlimi i një pjesë të trurit, humbja dhe degjenerimi i qelizave të trurit të vogël janë sindrome shumë të njohura të cilat janë si pasojë e konsumimit të alkoolit.
7. Sindroma e humbjes se vitaminës B1 që shkakton harrimin e ngjarjeve të freskëta, bisedimi dhe mbajtja në kujtesë vetëm e ngjarjeve të vjetra si dhe shumë lloje të ndryshme të paralizës të cilat shfaqen kryesisht për shkak të mungesës se vitaminës B1 janë si rezultat i përdorimit të tepërt të alkoolit.
8. Mungesa e vitaminës B1 në tërë trupin dhe defektet tjera nuk janë të rralla tek alkoolikët. Edhe mungesa e vitaminës B3 (e njohur si Pelagra) ndodh tek alkoolikët.
9. Dridhja apo frikësimi dhe trishtimi është një komplikim serioz që mund të ndodhë gjatë infeksioneve të shpeshta ose pas përdorimit të gjatë të alkoolit. Kjo ndodh gjithashtu në rast të abstenimit si shenjë për efektin e tërheqjes-largimit nga alkooli. Është mjaft serioz dhe mund të shkaktojë edhe vdekjen e pacientit në qoftë se nuk trajtohet në qendra të pajisura mirë.
10. Çrregullime të shumta të endokrines janë të lidhura me alkoolizmin duke filluar nga rrjepja e lëkurës deri të tharja dhe rënia e saj dhe skuqja e gjëndrave.
11. Efektet e sëmundjeve të gjakut (Hematologji) janë të gjata dhe të llojllojshme. Sidoqoftë mungesa e acidit folik është manifestimi më i shpeshtë i abuzimit alkoolik që rezulton në Anemi makrocitike. Sindroma Zeive është një treshe që përbehet nga Anemia hemolitike (mungesë e rruazave të gjakut në vena), Verdhëza dhe Hyperlipidemia (depërtimi i yndyrës në gjak) që shkaktohet nga përdorimi i shumtë i alkoolit.
12. Mungesa e Trombociteve dhe anomalitë tjera të trom**bociteve nuk janë të rralla tek alkoolikët.
13. Përdorimi i zakonshëm i tabletave Metronidazole (flagyl) (si antibiotik kundër infeksioneve) ndikon shumë keq kur përdorën me alkoolin.
14. Infeksioni periodik është shumë i zakonshme tek alkoolikët kronik. Rezistenca ndaj sëmundjeve dhe sistemi imunologjik i mbrojtjes komprometohen nga konsumimi i alkoolit.
15. Infeksionet e kraharorit janë shumë të njohura tek alkoolikët. Pneumonia (ftohja), qelbi në mushkëri, emfizema (ngushtimi i frymëmarrjes) dhe Tuberkulozi pulmonar janë shumë të zakonshme tek alkoolikët.
16. Gjatë dehjes së madhe alkoolike, zakonisht personi i dehur vjellë, reflekset e kollitjes mbrojtëse janë të paralizuara. Vjellja kështu kalon lehtë në mushkëri duke shkaktuar Pneumoni (ftohje) ose qelbje të mushkërive. Herë pas here ajo madje mund të shkaktojnë ngulfatje dhe vdekje.
17. Efektet e këqija të konsumimit të alkoolit të gratë meritojnë të përmenden me theks të veçantë. Femrat janë më të ndjeshme nga cerozat e lidhura me alkoolin sesa meshkujt. Konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë, ka një efekt të madh dëmtues ndaj fetusit. Sindroma Alkoolike e fetusit është duke u njohur gjithnjë e më shumë në mjekësi.
18. Sëmundjet e lëkurës janë gjithashtu të lidhura me alkoolin.
19. Ekzema, Alipesia (Alopecia), Distrofi i Thonjve, Paronychia (infektimet përreth thonjve). Kockat e dala në fytyrë (Angular Stomatitis), pezmatimet përreth gojës, të gjitha këto janë sëmundje të shpeshta në mesin e alkoolistëve.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Karrota dhe studimi

Categories

Archives