Tuesday, 17/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Alkooli më i dëmshëm edhe se heroina


Alkooli më i dëmshëm edhe se heroina


alkohol,mjeksiaislameAlkooli renditet si më “i dëmshmi” i një liste me 20 droga, duke lënë pas heroinën dhe krak kokainën, sipas një studimi të bërë nga një revistë britanike mjekësore.

Një panel ekspertësh “peshoi” problemet fizike, psikologjike dhe sociale të shkaktuara nga drogat dhe përcaktuan se alkooli është më i dëmshmi nga të gjithë. Studimi u publikua nga “The Lancet Sunday”.

Në vlerësimin e shkallëzuar nga 1 deri në 100, të përdorur për të përcaktuar dëmtimin e vetes dhe të të tjerëve, alkooli mori një rekord prej 72 pikësh. Ky vlerësim e bën atë të paktën tre herë më të dëmshëm se kokaina dhe duhani.

Heroina, Krak kokaina dhe metamfetamina renditën si drogat më të dëmshme për individët, ndërsa si më të dëmshmet për veten edhe për të tjerët, i pari është alkooli i ndjekur nga heroina dhe krak kokaina.

Panelistët thanë se renditja konfirmon studimet e tjera, të cilat thonë që “luftimi i ashpër i dëmeve të alkoolit është i vlefshëm dhe i nevojshëm për strategjinë e shëndetit publik”.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Flokët ,llojet dhe kurioziteti!?
Tags:

Categories

Archives