Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

ALKOOLI, BIXHOZI, IDHUJTË DHE FALLI:



ALKOOLI, BIXHOZI, IDHUJTË DHE FALLI:

ALKOOLI, BIXHOZI, IDHUJTË DHE FALLI:

Thotë All-llahu i Madhëruar: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera (dhe çdo pije dehëse), bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyra nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveçse nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?” (El-Maide: 90-91).

El-Hamr (vera) është: çdo gjë që dehë, El-Mejsir (bixhozi) është: bixhozi e kumori, El-Ensab (idhujt) janë: çdo gjë që adhurohet përveç All-llahut, sikurse guri, druri, statuja, varri, dituria, etj, kurse El-Ezlam (falli) janë: falli që bëhet me hedhjen e shigjetës (apo me çfarëdo falli tjetër) me anën e të cilës kërkohet përcaktimi i çështjeve; dmth. përmes tij dëshirojnë të dijnë ajo që iu është përcaktuar. Ky fall mund të bëhet përmes shtizave, shigjetave, gurëve apo diç tjetër, në njërën nga ato shkruhet: më urdhëroi Zoti im, kurse në tjetrën: më ndaloi Zoti im, e kur dikush dëshiron të martohet apo të udhëtojë apo diç të ngjashëm, e fut dorën aty ku gjinden ato shtiza apo shigjeta, nëse nxjerr ate ku shkruan: më urdhëroi Zoti im, e bën veprën që kishte për qëllim, e nëse nxjerr tjetrën, nuk e vepron atë vepër.

Shejtani i nxitë njerëzit në këto katër gjëra; sepse në vetvete janë humbje dhe të dërgojnë deri në rezultate të dëmshme dhe ndikime të këqija. Alkooli i humbë mendjen pirësit të saj, e kur ai e humbë mendjen, i vepron veprat shkatërruese, i vepron të ndaluarat, i lenë veprat e mira dhe u bën dëm robëve të All-llahut.
Përmendi Ibni Kethiri në tefsirin e tij nga Othman Ibni Affani radiAll-llahu anhu se tha:

“Largojuni alkoolit, sepse ai është nëna e të këqijave. Para jush ekzistonte një njeri që ishte adhurues i madh dhe largohej nga njerëzit, një grua e prishur u dashurua në te, kështu që ajo e dërgoi robëreshën e saj që ta ftojë këtë për dëshmi, ky shkoi me te dhe sa herë që kalonte një
derë, ia mbyllte atë derisa arriti te një grua e pashme, afër saj kishte një fëmijë dhe një enë me verë. Ajo i tha: Unë betohem në All-llahun se nuk të ftova për dëshmi, por të ftova që të bësh marrëdhënie me mua, ose ta vrasësh këtë fëmijë, ose ta pijshë këtë verë. Kështu që ajo i dha të pijë një gotë verë, pastaj ai i tha: Më jepni ende, e nuk u ndal derisa edhe bëri marrëdhënie me te dhe e vrau fëmiun. Është e pamundshme që të bashkohen vera dhe besimi e që njëri prej tyre
mos ta largoj tjetrin”.

Transmetojnë Ibni Xheriri, Ibnul-Mundhiri, Ibni Ebi Hatimi, Ebush-Shejh, Ibnu Merdevijje dhe En-Nuhhasi nga Sa’d Ibni Ebu Vekkasi se: njëri nga Ensarët (banorët e Medinës) i përgatiti ushqim disa Sahabëve, pastaj u dha të pijë verë para se të ndalohet ajo, e kur ata u pinë, filluan të lavdërohen, kështu që u përleshen ndërmjet vete. Edhe Sa’d Ibni Ebu Vekkasin e kishte goditur dikush në këtë përleshje, ai ishte goditur me eshtrat e kokës së deves në hundën e tij dhe gjurmët e kësaj goditje nuk i ishin larguar tërë jetën.





Pastaj njëri nga Sahabët doli para tyre imam që t’ua falë namazin duke qenë i pirë dhe në namaz tha : Kul ja ejjuhel-kafirune, a’budu ma tabudun – Thuaj: “O ju pabesimtarë, unë adhuroj atë që ju adhuroni” (në vend se të thotë: la a’budu ma tabudun – unë nuk adhuroj atë që ju adhuroni), për këtë arsye All-llahu e zbriti ajetin: “Mos iu afroni namazit derisa ju jeni të dehur që ta dini se çka jeni duke thënë” (En-Nisa: 43).

Kur njeriu pinë alkoolin, qoftë edhe në moshën më të shtyer, bën sjellje si të jetë i çmendur, me të qeshin të vegjlit e të mëdhenjtë dhe njerëzit e shkelin ate me këmbët e tyre midis rrugës. Nuk ka dyshim se edhe bixhozi është sëmundje e rrezikshme sikurse alkooli, kur ai rrënjëset në shpirtin e njeriut, vështirë mund të shërohet nga ai, ai është rrugë për humbjen e kohës dhe të pasurisë, ai formon armiqësi dhe të shtynë në veprimin e harameve.

Po ashtu shejtani fton në ngritjen e statujave që pastaj të adhurohen si zota përveç All-llahut. Adhurimi i idhujve ishte i përhapur në të kaluarën dhe është i përhapur edhe sot, shejtanët i shoqërojnë ata idhuj, u flasin adhuruesve të tyre ndonjë herë dhe i bëjnë të shikojnë disa gjëra të cilat i tërheqin adhuruesit e tyre të besojnë në ata idhuj, kështu që kërkojnë nga ata kryerjen e nevojave, i thërrasin ata në vështirësi, kërkojnë ndihmë prej tyre në luftra, u bëjnë atyre kurbana dhe u dhurojnë dhurata, lozin e kërcejnë afër tyre dhe bëjnë aty festat dhe tubimet. Shejtani përmes idhujve humbi shumë njerëz, sikurse tha Ibrahimi alejhis-selam duke iu lutur Zotit të tij: “Dhe më largo mua e fëmijët e mi që t’i adhurojmë udhujt, o Zoti im, ata (idhujt prapa të cilëve janë shejtanët) humbën shumë njerëz…” (Ibrahim: 35-36).

Edhe sot e kësaj dite adhurimi i varreve është i përhapur në mesin e muslimanëve, luten tek ato dhe bëjnë kurbana… po ashtu në ditët tona është përhapur një risi e re – përmes të cilës shejtani përqeshet me njerëzit- ajo është statuja e ushtarit të panjohur, supozojnë se ajo është shenjë e ushtarit luftëtar, e respektojnë atë duke dërguar lule tek ai dhe e madhërojnë dhe sa herë që i viziton vendet në të cilat ekziston kjo statujë ndonjë kryetar, shkon tek ajo statuj dhe vendos ato dhurata e lule. Nuk ka dyshim se e gjithë kjo është adhurim i shejtanit dhe vepër e tij.