Wednesday, 15/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Alkoholi është një nga shkaktarët kryesor të çrregullimeve, konflikteve dhe dhunës në familje dhe në shoqëri



Alkoholi është një nga shkaktarët kryesor të çrregullimeve, konflikteve dhe dhunës në familje dhe në shoqëri

Alkoholi

Të gjithë e dijmë se alkoholi është një nga shkaktarët kryesor të çrregullimeve, konflikteve dhe dhunës në familje dhe në shoqëri.
Alkoholi sidomos birra është përhapur shumë dhe është prezent kudo, në shtëpi, në vende pune, në lokale, etj. Tani ka marrë rolin apo i zëvendëson lëngjet joalkoholike pa ndonjë pengesë apo sanksionim nga ligji sidomos në trojet tona. Kompanitë e prodhimit të alkoholit në reklamat e tyre televizive gjithmonë pretendojnë ta shfaqin alkoholin ose më saktësisht birrën si një lëng natyral nga uji më i mirë i maleve apo bjeshkëve tona të njohura, kështuqë nëse e sheh atë reklamë një i mitur ëndërron që të arrijë një ditë të pijë këtë lëng të shijshëm natyre.
Rol të madh në përhapjen e alkoholit luan edhe media sidomos filmat apo serialet e ndryshme televizive që tek ne përcillen me shumë endje.
Duke i imituar popujt evropianë apo perëndimorë tani edhe te ne vera kur të servohet në një darkë konsiderohet si diçka romantike.
Edhe alkoholi te ne është shndërruar në një traditë dhe mikpritësi “me nder” ia ofron mysafirit.
Sidomos nëpër ahengje si p.sh. në dasma bëhen aq shumë shpenzime në alkohol saqë çiftit që martohet i shpenzohet një pagë e tërë mujore apo edhe më tepër.
Por për shkak të mungesës së edukimit familjar, shoqëror apo fetar të prindërve tanë këto tradita vazhdojnë te ne sepse lënia e tyre do të ishte turp apo nënçim për ta nga miqtë, të afërmit dhe nga shoqëria të cilët gjithashtu kanë të njejtën mungesë edukimi.
Në përgjithësi njerëzit brengosen për kritikat apo fjalët e njerëzve të tjerë dhe nuk mendojnë fare nëse me këto gjeste e hidhërojnë Krijuesin e tyre.
Kur’ani na lajmëron qartë se alkoholi është i dëmshëm:





5:91. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?





Categories

Archives